Pas lajmit të “hedhur në treg” nga The Sun, një tjetër gazetë e përditshme, Daily Record, i bën jehonë lajmit se Carlo Ancelotti do të rikthehet në stolin e Chelseat.
Sipas gazetës, bisedimet mes italianit dhe presidentit rus të Chelsea, Roman Abramovich kanë filluar që tani dhe zyrtarizimi mund të bëhet pa u mbyllur sezoni.
Ish-trajneri i Bayern e ka drejtuar skuadrën londineze edhe 8 vjet më parë, kur fitoi Premier Leaguë, FA Cup dhe Kupën e mbretëreshës. Megjithatë presidenti rus nuk u kënaq me rezultatet dhe e largoi nga klubi.
Por mediat britanike shkruajnë se ka qenë vetë Abramovich që është penduar dhe e ka kontaktuar Ancelottin.
Nga ana tjetër, klubi duket se i ka prishur mardhëniet me trajnerin aktual Antonio Conte, kryesisht për frymën jo pozitive që ka përfshirë skuadrën, si edhe ankesat e disa lojtarëve për trajtimin që trajneri u bën. /tesheshi.com/