Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Në anën e duhur të historisë”, por me moral as sa të një grushti tifozësh italianë

Vetëposhtërimi konjuktural i politikës shqiptare dhe i ca pseudofetarëve ndaj një shteti gjenocidal

by te Sheshi
15/09/2024
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Një dorështrëngim jo thjesht i gabuar, i turpshëm!
98
SHARES

Në përditësimin e vazhdueshëm të asaj që po ndodh me palestinezët që nga tetori i vitit të kaluar, Al Jazeera rendit së fundi rrjedhojat e masakrës intensive thuajse njëvjeçare në Gaza: së paku 41118 të vrarë, mes tyre rreth 16.500 fëmijë, më shumë se 95124 të plagosur, më tepër se 10000 të humbur. Më shumë se gjysma e shtëpive të Gazës janë të dëmtuara ose të shkatërruara; dëmtime kanë pësuar 80% e ambienteve tregtare, 85% e ndërtesave shkollore, 65% e rrjetit rrugor, 65% e tokës për mbjellje, dhe vetëm 17 nga 36 spitale janë pjesërisht funksionale. Brutaliteti i pushtuesve u ka marrë jetën së paku 703 njerëzve në Bregun Perëndimor, duke përfshirë më shumë se 159 fëmijë, dhe ka lënë të lënduar 5700 njerëz të tjerë.

Përgjatë një ore në Gaza hidhen 42 bomba, vriten 15 banorë, ndër ta gjashtë fëmijë, plagosen 35 njerëz, dhe shkatërrohen 12 ndërtesa. Deri në fundin e korrikut janë vrarë më tepër se 125 gazetarë, 120 nga të cilët palestinezë.

Pas 16 vitesh bllokade dhe kthim të Gazës në burg të hapur, ai rrip toke i 2.3 milionë banorëve është shndërruar tani në arenë gjenocidi dhe në një gropë përthithëse për rendin dhe ligjin ndërkombëtar të shkelur haptazi, me të dyja këmbët.

Në një kohë që kryerësit e gjenocidit po e humbin çdo ditë e më shumë betejën me opinionin botëror dhe po i ndiejnë erërat e kundërshtisë ndaj sjelljes sadiste e në kundërshtim me çdo normë njerëzore e ligjore, kreu i atij shteti pritet me buzëqeshje vesh më vesh në Tiranë.

Gjuha e trupit e pritësve të tij, e tre krerëve të institucioneve kryesore shqiptare, presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentares, nënkuptonte sfidim të pakënaqësisë popullore ndaj gjenocidit mbi palestinezët.

Gjuha e tyre e drunjtë përsëriti ca fraza të gatshme, të përtypshme vetëm nga ata dhe dëgjuesi në kërkim të një vendpushimi në Beograd dhe Tiranë. Eunukët me ndërgjegje të rraskapitur dënuan 7 tetorin, por nuk qenë në gjendje qoftë edhe të belbëzojnë për terrorin e përditshëm mbi një popullsi të tërë. Zhongleri i fundit në këtë shfaqje shpërfilljeje ndaj qytetarëve, ndaj realitetit të patrukuar dhe ndaj gjenocidit që deri tani ka marrë mbi dyzet mijë jetë të pafajshme, kryebashkiaku, do të thërriste në pjesën e caktuar për të luajtur dhe një qenie me dy këmbë e me veshje kleriku, si për ta çuar akoma më tej provokimin.

Mendje të njëjta kishin planifikuar me gjasë atë ditë një përplasje boshe parlamentare për të tërhequr vëmendjen nga një qëndrim krejt i padenjë, pa din e pa iman, siç do të thoshte kryeaktori, kryetari i qeverisë, vetë protagonist çuditërisht pas shumë kohësh në atë sallë; zhurmë dhe fjalor përgjegjës për përcjellje imagjinatash pornografike. Asgjë nuk pipëtinte në të vërtetë në Tiranë, askush (me përjashtime skajore) nuk pati guximin të thoshte qoftë dhe një fjalë atë mesditë dhe atë mbrëmje.

*

Në përkufizimin e moralit, në fjalorin e gjuhës shqipe lexohet: “Tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave… që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri; vetë sjellja a qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave.” Mbi ç’parime mund të jetë gatuar një gjellë e tillë e pangrënshme?! Shtysat konformiste dhe narciste nuk përbëjnë bazë për justifikim. I njëjti kryeministër i etur për vetafirmim përplasej para një viti me ambasadorin rus në Këshillin e Sigurimit dhe i kërkonte ndalimin e luftës. Koncepti i tij mbi luftën dhe të drejtën ndërkombëtare ngjan të ndryshojë sipas koniunkturave…

Por kur morali dhe ndërgjegjja përzihen me koniunkturat dhe oportunitetet, ajo çka del është dyfytyrësi, pragmatizëm, arrivizëm, dhe, më kryesorja, amoralitet.

*

Pasi Hungaria është i vetmi vend që i garanton sigurinë dhe mosshfaqjen e flamujve palestinezë, përfaqësuesja izraelite luajti në fillim të javës në Budapest ndaj Italisë. Dhjetëra tifozë italianë i kthyen shpinën fushës në shenjë proteste kur u luajt himni izraelit. Ata bënë aq sa mundën për të shprehur qëndrimin e tyre. Një grusht njerëz u treguan shumë më lart moralisht se autoritetet shqiptare!

“Në anën e duhur të historisë” e quajti vendin tonë vizitori izraelit në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin pritës. Çështja e moralit sigurisht që nuk përbën interes për të ardhurin, por fatkeqësisht nuk duket se përbën dhe për palën tjetër.

“Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet”, është një thënie profetike; e një tjetër, “Nëse nuk ke turp, bën ç’të duash”.

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Vuçiç prezanton masat për Kosovën në pesë fusha

Kushtet e Vuçiçit, një përgjigje për të nga Prishtina

A do përfundojë Salvini në burg?

A do përfundojë Salvini në burg?

Një moment historik për palestinezët

Një moment historik për palestinezët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni