Microsof ka hedhur në treg Surface Pro 4 në muajin tetor të 2015 dhe dalja e pasuesit të tij është pritur gjatë, çka e bën Surface Pro 5 nga tabletet më të pritur të 2017.
Pritet që ky version të ketë gjeneratën e pestë të procesorëve Intel. Surface Pro 5 mund të vijë me të njëjtin RAM si versioni pararëndës, por përdoruesit do të kenë mundësinë të marrin një tablet me memorie 512 GB.
Pritet që tableti i ardhshëm i Microsoft të ketë Windows 10 Redstone 2 dhe USB Type-C. Në raportimet e uebfaqes së specializuar, Tech Time, thuhet se tableti pritet të dalë në janar të 2017-ës.
Por nuk përjashtohet mundësia që Microsoft të vendos të shtyjë hedhjen në treg për gjysmën e dytë të viti të ardhshëm. /tesheshi.com/