Gjykata Themelore në veri të Mitrovicë ia ka caktua masën e arrestit shtëpiak liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviç, i cili po qëndronte prej disa muajsh në paraburgim.
Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, sipas së cilës pranë gjykatës janë shtuar dukshëm masa të sigurisë.
Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti. /tesheshi.com/