Sali Berisha dhe Edi Rama janë përplasur fort në seancën e sotme të Kuvendit, ku tema e ditës kanë qenë koncensionet apo të ashtuquajturat partneritete publike private.
Berisha ka akuzuar Ramën se po pengon reformën në drejtësi dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila sipas ish-kryeministrin do të hetojë Ramën.
Deri tani ka qenë mazhoranca që akuzoi Berishën se nuk po jep konsensusin për reformën.
Ndërkaq, kreu i qeverisë ka replikuar me Berishën duke e quajtur “stalinisti i fundit në Europë”.
Në lidhje me koncensionet Rama tha se ka marrë viston nga Banka Botërore, e cila po e promovon këtë model.
“Nëse ne nuk rrisim borxhin, por përkundrazi ka një trend në ulje; nëse nuk rrisim taksat, por përkundrazi ka një trend në ulje, atëherë rruga e tretë për përmirësimin e investimeve në funksion të përmirësimit të shërbimeve është partneriteti publik-privat”, deklaroi Kryeministri. /tesheshi.com/