Një radhë e gjatë prej 2 kilometrash me 500 automjete është krijuar në pikën e kalimit kufitar në Murriqan në pritje të kalimit të kufirit shqiptar.
Shkak i kësaj radhe është bërë ndryshimi i procedurave të punës nga policia malazeze, nga të përshpejtuar në normale, çka parashikon regjistrimin e çdo personi që hyn në territorin malazez.
Për të përballuar fluksin e udhëtarëve pala shqiptare ka hapur të katër sportelet, si dhe ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në to./tesheshi.com/