Për 130 vitet e fundit, kilogrami është përcaktuar si një masë nga një cilindër fizik i pwrbërë nga aliazh platini dhe iridiumi, i cili mbahet në Byronë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave në Francë.
Megjithatë, çdo herë që shkencëtarët e morën këtë cilindër në dorë, nga humbja e atomeve vlerësohet se wshtw bwrw 50 mikrogramë më të lehtë se kur është bërë.
Prandaj, bashkësia shkencore unanimisht miratoi një përkufizim të ri të kilogramëve, i cili do të hyjë në fuqi më 20 maj.
Prej asaj date, kilogrami do të matet zyrtarisht si një konstante fizike e quajtur konstante e Planetit.
Kjo konstante është një nga konstantet kryesore dhe shpreh marrëdhënien në fizikën kuantike midis energjisë dhe frekuencës së grimcave. Përkufizimi i ri u arrit me anë të një pajisje të quajtur “Mekanizmi Kible”, i cili përdor konstante për të përcaktuar masën e objektit duke përdorur forca elektromagnetike të matura saktësisht.
Ky vendim ka një rëndësi historike për komunitetin shkencor, por në praktikë dhe në aplikimin e përditshëm nuk do të ketë ndryshime. /tesheshi.com/