Emërimi i Arben Ahmetaj si ministër i Financave pas shkarkimit të Shkëlqim Canit dhe i Milva Ekonomit si ministre e Ekonomisë, është pasuar me ndryshime të reja në Qeveri.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së sotme, janë emëruar pesë zëvendës ministra.
Eridian Salianji është emëruar zv.ministër i Drejtësisë, Redi Shtino, zv.ministër i Arsimit, Eralda Methasanit zv. ministre të Integrimit dhe Kledi Xhaxhiu zv.ministër i Mjedisit.
Eridian Salianji aktualisht këshilltar në Bashkinë e Tiranës i zë vendin Idlir Peçit, i cili do të kalojë si zv.ministër i Mbrojtjes./tesheshi.com/