Kush tha se e mira ka vdekur dhe e liga ka triumfuar?! Ditët e fundit, në Vushtrri ka ndodhur një ngjarje e rrallë virtyti njerëzor.
Një banor i atyshëm ka gjetur në rrugë një portofol me 400 eruo brenda, që për ndokënd do ish trajtuar si “një fat i rënë nga qielli” në këto kohe krize.
Por për të kjo ka qenë një barrë e rëndë morale, pasi nuk ka mundur dot të përvetësojë pasurinë e humbur të dikujt tjetër.
Dhe ka kështu ka vendosur ta dorëzojë në polici, për të përfunduar më pas në duart e atij që e kish humbur me 400 eurot brenda.
Ky fakt përcillet nga një autoritet policor në stacionin e Vushtrrisë, që thotë se dhe vetë policia është befasuar nga gjesti i qytetarit dhe se e ka falenderuar për këtë.
Emrin nuk ia bën me dije për arsye etike për ruajtjen e privatësisë, por mjaftohet duke thënë se vlerë kryesore në publikimin e këtij rasti është është përcjellja e një shembulli të mirë. /tesheshi.com/