Dhe ndërsa shumë njerëz në Kinë po vajtojnë ikjen e mjekut i cili qe i pari që paralajmëronte për epideminë e koronavirusit, një tjetër i njohur raportohet të jetë zhdukur në Wuhan.
Bëhet fjalë për gazetarin Chen Qiushi, i cili ka qenë në Wuhan që nga 24 janari dhe që ka kritikuar menaxhimin e situatës nga autoritetet.
Familja dhe miqtë e tij raportojnë se ata kanë humbur të gjitha kontaktet me të.
Ai vizitoi spitalet e mbipopulluara, repartet e izoluara dhe publikoi në internet duke ia shpalosur gjithë botës atë që po ndodh në Wuhan.
Të afërmit e tij raportojnë se ai ishte në karantinë. Ndërkohë, përdoruesit e rrjetit social Weibo kërkonin që ai të dilte prej aty që të mos ishte fatin e mjekut që u përpoq të paralajmëronte koronavirusin. /tesheshi.com/