Në qytezën arbëreshe të Siçilisë, Pianna degli Albanesi, shtatores së heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut i kanë bërë një modifikim që në duke ngjan me një akt përçudnues: ia kanë hequr brirët majë kresë
Pra, pas këtij modifikimi, heroi shfaqet me përkrenaren e tij ceremoniale por pa brirët e dhisë sipër me të cilët jemi mësuar ta shohim.
Por e ka patur një arsye, pasi pasi në Itali, brirët janë një tregues jopozitiv, madje pezhorativ.
Meshkuj me brirë”, alias cornutto është një sharje e rëndë që u bëhet burrave dhe kjo përdoret në të gjithë Italinë.
Ndoshta edhe për këtë qëllim arbëreshët e Siçilisë kanë modifikuar portretin e heroit.
Këtë e rrëfen edhe profesori i njohur Matteo Mandala, banor i Pianna-s dhe shef i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos.
“Arbëreshët e Sicilisë nuk e durojnë Heroin me…bri!!!!”, thekson professor Mandala në faqen e tij në Facebook, teksa tregon foton. /tesheshi.com/