Përmes postës doganore në Kosovë vijnë shumë mallra, por kurrë më parë nuk është paraqitur dërgesë në të cilën kishte armë. Megjithatë kjo ka ndodhur, pasi nga Tajvani dhe Hong Kongu, ka arritur një pushkë, fishekë, armë të gjata etj.
“Në postën doganore ka raportuar se nga Tajvani ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin. Në posten doganore ka raportuar se nga Hong Kongut ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese e armës, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke u hetuar rastin”, thuhet në raportin policor. /tesheshi.com/