Ndodh që edhe policia të ketë ditën e saj me fat. Kështu ndodhi në Kopenhagë në një lagje trafikantësh, ku në makinën e policisë që po patrullonte rrugët, hyn një trafikant droge, me 1 mijë cigare marijuanë me vete. Trafikanti ishte me shpejtësi për të shkuar në shtëpi dhe në nxitim e sipër kishte ngatërruar taksinë me makinën e policisë, duke u bërë një suprizë të këndshme policëve.
Policia daneze konfirmoi se arrestoi trafikantin që, sipas saj, e kishte me nxitim të shkonte në shtëpi, kur bëri gabimin e madh.
Deklarata e plotë e policisë thotë: “Natën e kaluar, një trafikant kanabisi nga Christiania (lagje e themeluar nga hipitë në kryeqytetin danez) i cili dëshironte të shkonte shpejt në shtëpi, mori taksi. Ai u ndesh me suprizën e madhe kur kuptoi se kishte hyrë në një makinë policie”.
“Oficerët e policisë ishin të lumtur ta shihnin në makinën e tyre, meqënëse ai kishte me vete edhe rreth 1 mijë cigare marijuanë”.
Kanabisi është i paligjshëm në Danmarkë, dhe në këtë shtet dënohet si tregtimi ashtu edhe posedimi i drogës.
Policia kishte ndërmarrë shumë kontrolle në lagjen Christiana, muajt e fundit. Në këto aksione në fakt policët ndjekin trafikantët sesa e kundërta që ndodhi me trafikantin “e pafat”. /tesheshi.com/