Një vajzë që po mbahej nën arrest në pjesën e mbrapme të makinës së policisë ka arritur të heqë prangat dhe të vjedhë makinën e tyre.
33-vjeçarja ishte kapur me çanta mallrash të vjedhura dhe oficerët po kontrollonin çfarë kishte brenda.
Pamjet e publikuara tregojnë guximin e Toscha Sponsler për t’ia mbathur. Ajo i jepte makinës me 160 km/h derisa policët e kapën pasi e ndoqën për 23 minutash.
Forcat arritën ta kapnin përsëri duke përdorur një manovër PIT që të humbiste kontrollin e makinës./tesheshi.com/