Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Nossa Senhora Aparecida, në verilindje të Brazilit, ku policia ka befasuar të gjithë kur ka mbajtur për 24 orë në qeli një kalë.
Pronari i tij tregon se kujtoi se policia po bënte shaka kur i mori kalin pasi kishte dëmtuar një veturë.
Por për habinë e çdo kujt kali ka qëndruar në qeli për 24 orë, kjo edhe pas këmbënguljes së pronares së veturës që kërkonte izolimin e kalit derisa t’i paguhej dëmi./tesheshi.com/