Policia e Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara publikoi videon e një ndjekjeje e më pas një fundi të frikshëm për 22-vjeçaren Nicole Jeffords. Ajo u përpoq t’i ikte policisë pasi u ndalua nga një patrullë për kontroll, ndërkohë që nuk dispononte as leje drejtimi.
Policia nisi ndjekjen, deri në çastin kur nga goditja, automjeti SUV në drejtimin e 22-vjeçares u rrokullis në rrugë. Për një moment ajo duket e vdekur, pasi automjeti i hip sipër në çastin që fluturon jashtë saj, por që ia arrin të mbijetojë.
Nicole Jeffords u transportua në spital, e më pas në paraburgim.
Para se të gjykohet, duhet të paguajë 3,650 dollarë shërbim spitalor. /tesheshi.com/