Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndikimi rus: blerja e armëve nga policia serbo-boshnjake rrit frikën në BE

by te Sheshi
13/02/2018
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndikimi rus: blerja e armëve nga policia serbo-boshnjake rrit frikën në BE

Blerja e 2500 armëve automatike nga policia e Republika Srpska ka shtuar shqetësimin për ndikimin e Rusisë në rajon.

Blerja e mijëra armëve të reja nga policia serbo-boshnjake ka shtuar shqetësimin për synimet e qeverisë rajonale të drejtuar nga separatistët në këtë pjesë të Bosnjes dhe për thellimin e ndikimit rus në një komb të ndarë dhe në vështirësi ekonomike.

Ngarkesa prej 2500 armësh automatike nga Serbia pritet të arrijë në gjysmën e Bosnjes së drejtuar nga serbët në mars, disa javë përpara hapjes së planifikuar të një qendre të re trajnimi ku këshilltarët rusë pritet të luajnë rol kryesor.

Armët arrijnë në këtë vend në një kohë kur po vihet në dyshim stabiliteti afatgjatë i Bosnjes. Marrëveshja e paqes e Dejtonit i dha fund konfliktit 22 vjet më parë, duke e ndarë vendin në dy pjesë gjysmë-autonome: Republika Srpska (RS) dhe Federata muslimano-kroate. Marrëveshja ndaloi vrasjet, mirëpo krijoi një sistem që nxirrte në krye politikat e bazuara etnikisht. Partitë nacionaliste kanë një kontroll të fortë të pushtetit në fushat e tyre të ndara, korrupsioni është masiv dhe vendi ka nivelin zyrtar më të lartë në botë të papunësisë mes të rinjve.

Më herët këtë muaj, Komisioni Europian paraqiti një strategji të re për rajonin, duke ofruar rrugën “bazuar mbi meritat” për anëtarësim në BE, por e la të paqartë sesi Bosnja mund të tejkalonte problemet e thella strukturore.

Aktivistët e shoqërisë civile serbe, qeveria qendrore boshnjake në Sarajevë dhe diplomatët perëndimorë besojnë se një njësi policie e armatosur rëndë do të përdoret nga lideri i separatistëve serbë të Bosnjes, Milorad Dodik, për të blinduar pozicionin e tij dhe për të kërcënuar kundërshtarët në prag të zgjedhjeve në tetor.

Në terma afatgjatë, ata druhen se forca mund të përdoret për të çuar më tej synimet e Dodik për pavarësi, me rrezikun e një lufte të re në rajon.

Rusia, e cila e sheh Dodik si një mburojë kundër anëtarësimit të Bosnjes në NATO, ka treguar mbështetje të fortë për separatistin serb, kur ai ka takuar Vladimir Putin të paktën gjashtë herë që prej vitit 2014.

Të hënën, Dodik konfirmoi porositjen e armëve, që u raportua fillimisht nga faqja e internetit me seli në Sarajevë, Žurnal, dhe tha se do të ndërmarrë hapa të tjerë për të armatosur policinë për “luftën kundër terrorizmit”. “Eshtë një veprim tërësisht legjitim dhe ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha Dodik. Sipas tij, për 20 vjet, ata nuk kanë pasur të drejtën të pajisin policinë, por “ne tani kemi vendosur ta bëjmë këtë”.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko,  shprehu shqetësim për ngarkesën. “Do më pëlqente që vendi të kishte sa më pak armë të ishte e mundur. Nëse një palë pajiset me këto lloj armatimesh, atëherë edhe pala tjetër do të dojë të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai.

Diplomatët në Sarajevë thonë se policia federale po ashtu ka blerë disa qindra armatime së fundmi, por pjesa më e madhe e trupës policore në njësitë e federatës janë të pajisur vetëm me pistoleta apo armë xhepi.

Inzko thotë se policia në vendlindjen e tij, Austri ka vetëm 400 armë të rënda në të gjithë vendin. “Policia normale nuk ka nevojë për to”, thotë ai.

Dodik ka kultivuar po ashtu marrëdhëniet me “Ujqërit e natës” një klub rus motorristësh me lidhje të ngushta me Putin, që ndodhet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara për përfshirjen në konfliktin në Ukrainë.

Zyrtarët serbë argumentojnë pajisjen me armë të rënda të forcës kundër-terroriste të policisë duke vënë në dukje një sulm të vitit 2015 ndaj një stacioni policie të RS-së, në Zvornik nga një 24 vjeçar boshnjak. Sulmuesi Nerdin Ibrić, vrau një polic serb dhe plagosi dy të tjera përpara se të qëllohej për vdekje. Por motivet e tij nuk ishin të qartë. Babai i Ibrić ishte vrarë nga policia serbe në ditët e para të spastrimit etnik që nisi luftën në vitin 1992. Por për shkak se ai u raportua se thirri “Allahu Akbar”, u konsiderua sulm terrorist.

Incidenti prej asaj kohe, është përdorur për të justifikuar rritjen e forcës policore. Një qendër e madhe 4 milionë euroshe pritet të hapet në prill në vendin ku ndodhen ish-barrakat në Zalužani jashtë Banja Lukës.

Burime të opozitës serbe që nuk duan të identifikohen thanë se këshilltarët rusë tashmë kanë mbërritur në Banja Luka dhe se qendra Zalužani dhe një terminal mallrash në aeroportin lokal ka gjasa të përdoren si “qendër humanitare” e drejtuar nga rusët.

Një qendër e ngjashme në Nis në Serbi dyshohet nga autoritetet amerikane se po shërben si një fole për operacionet e inteligjencës ruse, të tilla si përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi në tetor 2016.

Një diplomat perëndimor në Bosnje tha se nuk ka prova konkrete deri tani që rusët po ndërtojnë një fole të ngjashme në Bosnje. “Por, ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes”, shtoi diplomati.

Kurt Bassuener, ekspert për Bosnjen, thotë se heqja dorë nga BE nga nisma për integrimin e politikës së ndarë në Bosnje, ka lënë një vakuum që po mbushet me gjasa nga Rusia.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”
Diplomaci

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Next Post
Erdogan flet për ndalimin e sondës italiane: mos avanconi asnjë hap, ju kanë në shënjestër luftanijet tona

Erdogan flet për ndalimin e sondës italiane: mos avanconi asnjë hap, ju kanë në shënjestër luftanijet tona

Si mund të eliminoni versionin e ri të Snapit, ka shumë pakënaqësi

Si mund të eliminoni versionin e ri të Snapit, ka shumë pakënaqësi

Presidenti slloven, deputetëve të Kosovës: miratojeni Demarkacionin, do t’iu çojë drejt BE-së

Presidenti slloven, deputetëve të Kosovës: miratojeni Demarkacionin, do t'iu çojë drejt BE-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni