Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndëshkimi drenicar i PDK-së nga Drenasi i saj: ja disa shkaqe që befasuan jo vetëm partinë e Kadri Veselit

by te Sheshi
05/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndëshkimi drenicar i PDK-së nga Drenasi i saj: ja disa shkaqe që befasuan jo vetëm partinë e Kadri Veselit

Nga Blendi Gashi

Shumë pak njerëz mund të kenë besuar se PDK-ja, parti kjo e dalë nga lufta do të ndëshohet nga një pjesë e Drenicës dhe do të vije dita që kandidati i saj për kryetar të Drenasit nuk do të fitojë qysh në raundin e parë.

Por zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit për të parin e Drenasit bën një befasi të dytë në Kosovë, pas befasisë së Prishtinë, ku LDK e humbi që e kishte çerdhe të saj për 14 vjet; pra, për herë të parë bën që  çerdhja e PDK-së të shkojë në balotazh, pasi ky subjekt nuk arriti të fitojë 50 për qind të votave të qytetarëve, të nevojshme në raundin e parë për të vazhduar udhëheqjen me këtë komunë.

Padyshim, mostriumfi i Ramiz Lladrovcit qysh në raundin e parë tregon se PDK në krye me Kadri Veselin duhet të ulet të mendojë mirë deri më 1 janar të vitit 2017-të kur mbahet gara për balotazh dhe të shoh se ku ka gabuar, dhe të analizojë pse ja ktheyn shpinën njerëzit e kësaj komune që për 17 vite e përkrahën PDK-në.

Padyshim se fitorja e vetëm afër 46 për qind të votave nga kandidati i PDK-së flet për ndëshkim për këtë parti, pasi krahasauar me zgjedhjet lokale të vitit 2013-të, kanë votuar rreth katër mijë votues më pak se për ish-kryetarin Nexhat Demaku, i cili u bë shkaktar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi Gjykata e dënoi për krime lufte.

Se janë befasuar jo pak me mosmarrjen e 50 për qind të votave për herë të parë nga pasluta, janë deklaruar edhe zyrtarë të PDK-së.

“Ja pse PDK nuk e vazhdoi traditën…”

Për humbjen e këtyre votave drejtues të këtij subjekti kanë bërë “fajtor”, kandidatin e pavarur Xhavit Drenori i cili në mandatin e fundit qeverisës komunal ka qenë i veshur me petkun e asambleistit të PDK-së, duke thënë se do t’i kthejnë votat e Drenorit.

PDK e Veselit sa më herët të kuptoj shkaktarët që quan në balotazh aq më mirë do t’i ketë punët. Dhe arsyet pse PDK nuk vazhdoi traditën, pra të fitojë në raundin e parë bindshëm janë të shumta.

Padiskutim se ish-asambleisti i tyre dhe “zëngrituri”, më i madh viteve të fundit në Drenas, pra, i pavaruri Xhavit Drenori, është një prej kryesorëve që ka ndikuar që PDK nuk fitoi në raundin e parë.

Por po ashtu, shkak është dhe përçarja e degës në Drenas rreth kandidatit Ramiz Lladrovci dhe kandidimi i tij në momentin e fundit, është arsyeja kryesore pse kjo komunë shkon në balotazh.

Andaj, PDK para se të bëj me gisht në drejtim të Drenorit duhet të ulet dhe të gjej gabimin tek vetja e saj dhe të disktuojë nëse është pikërisht mos kandidimi i Xhavit Drenorit shkaku që ajo për herë të parë u “thye” në Drenas.

Arsye tjetër pse PDK e humbi Drenasin mund të jetë edhe qeverisja për 17 vite me këtë komunë dhe ndoshta qytetarët janë mërzitur dhe kanë pritur që një kandidat i ri si Drenori t’i drejtoi ata.

Një arsye tjetër jo e vogël mund të jetë edhe mos prezenca e Hashim Thaçit një lider i padiskutueshëm në fushatën zgjedhore.

Ndoshta elektorati i Drenicës ende nuk është mësuar me udhëheqjen e Kadri Veselit, për çka në disa fshatra gjatë fushatës zgjedhore, në prani të Veselit qytetarët kanë bërë kritika të mëdha për PDK-në.

Tjetër arsye që mund të ketë ndikuar negativisht tek elektorati i PDK-së mund të jetë edhe mungesa e një prej figurave kryesore të partisë dhe Drenicës, Azem Syla në fushatë zgjedhore dhe më pas prania e disa figurave të larta të PDK-së nga Prishtina si Enver Hoxhaj (ministër i Jashtëm), Arsim Bajrami (ministër i Arsimit), Memli Krasniqi (ministër i Bujqësisë), Agim Çeku (deputet) etj.

Një arsye tjetër e madhe mund të jenë edhe dënimi i figurave të larta të UÇK-së, si dhe dënimi i vëllezërve Kiçina e Ramadani, për çka qytetarët e Drenasit në një mënyrë mund të bëjnë fajtor edhe krerët e PDK-së për lënien në “baltë” të shokëve të tyre.

Po ashtu, arsye jo e vogël mund të jetë edhe ndërrimi i brezave të votuesve dhe PDK duhet ta kutojë se gjeneratat po ndrrojnë dhe të rinjtë e të rejat e kësaj ane duan punësim dhe jetë më të mire, pra ka ikur koha kur fitohet vota në emër të UÇK-së.

Mund të ketë edhe shumë arsye të tjera të cilat sigurisht do të duhej që Kadri Veseli, kandidati Ramiz Lladrovci si dhe krerët e PDK-së t’i identifikojnë, në të kundërtën nëse shkohet me “duar në xhepa”,  mund të ndodh fare lehtë që edhe në Drenas të ngjajë befasia e Prishtinës, pra që PDK të humb bastionin e saj pas 17 vitesh.

Megjithatë, janë qytetarët e Drenasit që më datë 1 janar të vitit të ardhshëm kur edhe mbahet balotazhi, do të vendosin se cili prej kandidatëve, Ramiz Lladrovci i PDK-së apo Isa Xhemajlaj i NISMA-s do të udhëheq me komunën e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Fushata në Maqedoni: Ali Ahmeti akuzohet se i fali tokë shqiptare kishës ortodokse në Strugë

Fushata në Maqedoni: Ali Ahmeti akuzohet se i fali tokë shqiptare kishës ortodokse në Strugë

Në Dubai, treni më i shpejtë se avioni (video)

Në Dubai, treni më i shpejtë se avioni (video)

Takim për korrupsionin, Rama nuk heq dorë nga teza “fajin e ka sistemi e jo njeriu”

Takim për korrupsionin, Rama nuk heq dorë nga teza “fajin e ka sistemi e jo njeriu”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni