Ndryshon data e ndeshjes miqësore Shqipëri- Kosovë. Ajo do të zhvillohet më 13 nëntor e jo më 17 siç ishte parashikuar.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjem me aprovimin e FIFA-s.
Miqësorja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Prishtinës në orën 14.00, thuhet në një komunikatë të FFK. Ndeshja do të jetë e karakterit festiv me rastin e kualifikimit të kombëtares shqiptare në Francë 2016.
Megjithatë, interesimi i sportdashësve për këtë event është jashtëkazokisht i madh, nënvizon Federata e Kosovës, e cila shton se, për detajet mbi çmimet dhe shitjen e biletave do të njoftojë në ditët e ardhshme. /tesheshi.com/