Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndërtuar 500 vjet më parë mbi shkëmbinj: rrokaqiejt mesjetarë të Spanjës

by te Sheshi
02/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Botë e çuditshme, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ndërtuar 500 vjet më parë mbi shkëmbinj: rrokaqiejt mesjetarë të Spanjës

Ndërtuar në periudhën e Mesjetës, qiellgërvishtësit në Cuenca qëndrojnë krenarisht mbi majën e një shkëmbi, duke u ofruar banorëve pamje spektakolare të fshatit spanjoll…

Qyteti mbi kodër

Vendosur në lartësinë e faqeve të pjerrëta të maleve që ngrihen mbi gjeratoret e lumenjve Huécar dhe Júcar, rreth 170 kilometra në lindje të Madridit, ndodhet qyteti mesjetar i Spanjës, Cuenca. Qyteti është një përzjerje e peizazhit natyror dhe kullave që bien mbi fushat spanjolle, të famshme nga romani Migel de Servantes, “Don Kishoti”.

Një shembull habitshëm i ruajtur mirë i një qyteti të fortifikuar mesjetar, Cuenca u ndërtua fillimisht nga maurët në shekullin e tetë, dhe ka pasur si sundimtarë muslimanë ashtu edhe të krishterë. U pushtua nga mbreti Alfonso VIII i Kastijës në shekullin e dymbëdhjetë dhe u shkatërrua pjesërisht në luftën gadishullore (pjesë e luftërave të Napoleonit) në fillim të viteve 1800.

Edhe pse nga muret e tij të fortifikuar mbetet vetëm një kullë, dy blloqe guri dhe një hark, shumë ndërtesa të rëndësishme kanë mbijetuar, përfshirë edhe katedralen e parë gotike të Spanjës, Bazilikën e Zonjës sonë të Mëshirës, dhe El Castillo, mbetjet e fortesës arabe të qytetit. Duke marrë në konsideratë domethënien e arkitekturës së qytetit, UNESKO e shpalli Cuenca-n, pjesë të trashëgimisë botërore në vitin 1996.

Fortifikimet donin të thonin se kishte shumë pak hapësirë për ta zgjeruar qytetin, kështu që banorët e Cuenca-s u ngjitën lart, duke ndërtuar godina të holla e të gjata rreth e rrotull lagjes San Martin për të strehuar popullsinë në rritje.

Mbetet e paqartë se kur u ndërtuan këta “qiejgërvishtës”, por ekspertët i datojnë në fund të periudhës së Mesjetës – diku midis shekujve të 11 dhe të 15-të. Kjo i bën qiellgërvishtësit e Cuenca-s të renditen mes më të vjetërve në botë.

Arkitektët u përshtatën me peizazhin e dallgëzuar duke ndërtuar mbi shkëmbinj, gjë që rezultoi në ndërtesa që duken se janë të një lartësie të ndryshme, në varësi të perspektivës së atij që kqyr.

Që nga rruga Alfonso VIII (në foto), ndërtesat janë të larta tre deri në pesë kate. Sidoqoftë, për dikë që qëndron në rrugën e afërt

Santa Catalina – që është në një vendndodhje më të ulët sesa rruga e Alfonsos – të njëjtat ndërtesa duken të larta nga 10 deri në 12 kate.

Shembuj të tjerë tërheqës të arkitekturës së Cuenca-s janë të famshmet “Casas Colgadas”, apo Shtëpitë e Varura, që kanë si tipar ballkone prej druri që dalin trupit të ndërtesës, sipër lumit Huécar.

Shtëpitë e Varura nuk i janë nënshtruar restaurimeve të mëdha si godina të tjera në qytet dhe ende ruajnë të gjithë elementët e tyre origjinalë. Tre nga Shtëpitë e Varura janë të vizitueshme; brenda njërës prej tyre është edhe muzeumi i Artit abstrakt spanjoll.

Një pjesë e 55 mijë banorëve të Cuenca-s ende banojnë në këta qiejgërvishtës, edhe pse shumë prej ndërtesave i janë nënshtruar rimodelimit dhe restaurimit gjatë shekullit të kaluar. Për banorët, mungesa e ashensorëve kompensohet nga panorama mahnitëse përmbi qytetin historik dhe fushat e gjelbra të fshatit.

Shëtitja përmes rrugëve të ngushta të Cuenca-s është një përvojë dramatike. “Ndërtesat janë kaq impresive nga distanca, mirëpo kur qëndron pikërisht poshtë tyre dhe vështron lart, prania e tyre është imponuese”, thotë fotografi Rodolfo Contreras. “Me dhjetë kate midis teje dhe qiellit, mund të imagjinohet madhështia arkitekturore që duhej për të ndërtuar këto godina më shumë se 500 vjet më parë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Next Post
Natë e trazuar për Drejtësinë: Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori, pranga në kampin e LSI-së

Natë e trazuar për Drejtësinë: Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori, pranga në kampin e LSI-së

Vetëvritet i biri i Fidel Kastros: kush ishte Fidelitoja

Vetëvritet i biri i Fidel Kastros: kush ishte Fidelitoja

Basha quan Lubonjën marksist, insiston për Nazerin: e arrestoi prokuroria jonë

Basha quan Lubonjën marksist, insiston për Nazerin: e arrestoi prokuroria jonë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni