Mbrëmë, më 13 maj, ndërsa në Britaninë e Madhe mbahej Festivali i Këngës në Eurovizion, raketat ruse goditën qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopil, shtëpia e dyshes muzikore Tvorchi, përfaqësuesit ukrainas në garën muzikore.
Autoritetet lokale shkruan në platformën e komunikimit Telegram se raketa goditi magazinat në pronësi të kompanive tregtare dhe një organizate fetare, duke plagosur dy persona.
Rusia ka lëshuar qindra raketa në objektivat ukrainas që nga tetori i kaluar.
Melinda Simmons, ambasadorja britanike në Kiev, vlerësoi Tvorchi-n për performancën e tyre në Eurovision Song Contest.
“Performanca ishte e shkëlqyer. Dhe prekëse sepse këtë mbrëmje qyteti i tyre universitar Ternopil u godit nga raketat ruse”, ka shkruar ajo në rrjetin social Tëitter.
Tvorci tha këtë javë se ai shpreson të tërheqë vëmendjen në luftën e vendit të tij për liri. /tesheshi.com/