Në të njëjtën kohë kur përkujtohej Holokausti, e po në këtë kuadër presidenti Meta kumtonte bashkëjetesën fetare në Shqipëri, duke e trajtuar si burim të përkujdesjes epike shqiptare për hebrenjtë gjatë luftës, në Jerusalem u dogj një xhami.
Ishin pikërisht kolonët hebrenj ata që i vunë zjarrin objektit të kultit të besimit islam në Jerusalemin Lindor.
Një deklaratë nga policia izraelite thoshte se një xhami u dogj në lagjen Beyt Safafa, ku njëherësh u shkruan dhe mesazhe me përmbajtje urrejtjeje raciste.
Thuhet se pas zjarrit është një grup radikal hebre që kryen sulme të ngjashme në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor, si dhe fshatra dhe qytete të tjera palestineze. /tesheshi.com/