Ka ndërruar jetë ish-disidenti dhe shkrimtari sovjetik Vladimir Bukovski. Frymën e fundit ai e dha në Kembrixh, Angli, në moshën 76 -vjeçare.
Thuhet se ai është shuar pas një ataku kardiak të pësuar në kushte spitalore, pasi shëndeti i tij ka qenë i dobët vitet e fundit.
Bukovski ishte i njohur në lëvizjen disidente në ish-BRSS dhe u dënua me dy vjet burg dhe pesë vjet në internim në 1972 për “aktivizëm anti-sovjetik”.
Ai jetonte në Angli që nga viti 1976. /tesheshi.com/