Ka ndërruar jetë futbollisti legjendar i kombëtares bullgare, Trifon Ivanov, që arriti në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ivanov ndëroi jetë në moshën 51-vjeçare pas një ataku kardiak, ndërsa ndodhej në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.
Ivanov kujtohet si një mbrojtës i gjeneratës së famshme që arriti ta çojë Bullgarinë në majat e futbollit botëror në vitin 1994, kur eleminoi Gjermaninë.
Ivanov ka luajtur me klube të famshme të Europës si Betis i Seviljes, Rapid i Vjenës dhe CSKA-në e Sofjes.
Ishte një mbrojtës i fuqishëm dhe prandaj mbante nofkën “ujku bullgar”.
/tesheshi.com/