Sëmundja i ka marrë jetën Gëzim Qendros, një tjetër emri të shquar të jetës artistike në Shqipëri, i njohur si ndër njohësët e kritikët më të shquar i Artit Figurativ.
Në një dedikim të ministres Kumbaro, ikja e Gëzim Qendror cilësohet prej saj si një “Trishtim i madh”.
“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shumë para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.
Le vepra shume të mira mik!
Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazëvendësueshëm!
Lamtumirë! Qendro”, shkruan znj. Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës. /tesheshi.com/