Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare fituesja e parë e Eurosong-ut, zvicerania Lys Assia.
Duke përfaqsuar vendin e saj, Zvicrën, ajo në vitin 1956 fitoi çmimin e parë me këngën “Refrain”, në të parin event të këngës europiane që vijon dhe sot e kësaj dite e që ndryshe quhet si Eurovizion.
Organizatorë të këtij eventi e përshkruan si “Zonjën e Parë” të garës së këngës europiane.
Lys Assia ndërroi jetë në një spital të Zyrihut. /tesheshi.com/