Ka ndërruar jetë i njohur si “Daja” i grabitjes së bujshme në Rinas, kosovari Ragib Hajdini. Thuhet paraprakisht se ishte i shtruar prej katër ditësh në Spitalin e Traumës dhe se vuante nga një sëmundje që zorr të mbijetonte.
Arrestimi i tij u bë te Shkëmbi i Kavajës në një pronë të tijën, pak ditë pas super-grabitjes në Rinas.
Ai akuzohej si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur pas grabitjes.
Por dhe më parë, Hajdini ishte i njohur për të tilla vepra. Në 2012 është akuzuar se ka vjedhur edhe 25 kg ar së bashku me pesë persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.
Një prokuror i EULEX-it, që kreu hetimet dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit, shkruan Shqiptarja.com. /tesheshi.com/