Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndërron jetë arkipeshkvi melkit grek Capucci: kush ishte “prifti terrorist”, ikonë për palestinezët

by te Sheshi
04/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ndërron jetë arkipeshkvi melkit grek Capucci: kush ishte “prifti terrorist”, ikonë për palestinezët

Arkipeshkvi grek, Hilarion Capucci i përshkruar si një “ikonë” e betejës palestineze për liri, ndërroi jetë në Romë në moshën 94-vjeçare. Po kush ishte kleriku i krishterë që u caktua vikari patriarchal në Jeruzalem në vitin 1965 dhe u arrestua nëntë vjet më pas e u burgos për trafik armësh?

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas është ndër ata që dha vlerësimet më të larta duke e nderuar për “mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez”. Hanan Ashrawi, anëtare e komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës tha se Capucci ishte kujtesë e një periudhe kur priftërinjtë ishin aktivisht të angazhuar në beteja politike, nga kundërshtimi i luftës së Vietnamit e deri tek lëvizjet kryesore për liri në Amerikën Latine.

“Por, ditët e priftërinjve revolucionarë kanë mbaruar”, shtoi ajo në një koment për Al-Jazeera-n. “Kisha nuk është më e përfshirë thellësisht në betejat aktive. Është më hezituese dhe e kujdesshme. Sot, priftërinjtë më së shumti shprehin solidaritetin e tyre duke qenë dëshmitarë apo avokatë”.

Lindur në vitin 1922, në qytetin sirian të Alepos, në kohën kur vendi ishte nën sundimin colonial francez, Capucci luajti një rol kryesor në disa konflikte në Lindjen e Mesme. Beteja palestineze, sidoqoftë, dukej se ishte më e rëndësishme për të.

I ndikuar thellë nga teologjia liberale, Capucci dha leksione dhe shkroi për çështjen palestineze dhe abuzimin e të drejtave të njeriut gjatë viteve 1960 dhe shpejt lidhi miqësi të ngushtë me liderin e OÇP-së, Jaser Arafat. Në disa raste, Capucci e krahasoi Jezusin me luftëtarët e rezistencës palestineze.

Por, ai erdhi në vëmendjen e publikut në gusht 1974, kur Izraeli e arrestoi ndërsa ai udhëtonte midis kryeqytetit libanez, Bejrutit dhe lindjes së pushtuar të Jeruzalemit me makinë targa diplomatike të Vatikanit. Ushtarët që kontrolluan Mercedesin e tij gjetën pushkë, pistoleta, municione dhe eksplozivë.

Izraeli e akuzoi gjithashtu atë se ishte përfshirë në një komplot të dështuar disa muaj më herët për të lëshuar tre raketa Katjushka në drejtim të Jeruzalemit gjatë një vizite të Henri Kisingerit, mnë atë kohë sekretari amerikan i Shtetit.

Pjesëmarrja e tij në Mavi Marmara tregonte se ai ishte gati – si pjesa më e madhe e palestinezëve – që të përshtaste mënyra të reja rezistence.

I etiketuar si “prifti terrorist” nga media izraelite, Capucci u akuza për kontakte me agjentë të huaj dhe transportim të armëve të paligjshme, akuzat më të rënda të ngritura ndonjëherë nga Izraeli kundër klerikëve të lartë.

Patriarku melkite grek i kohës, Maximos V, e krahasoi rolin e Capucci-t me atë të priftërinjve që tre dekada më herët kishin rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga pushtimi nazist i Europës.

Capucci refuzoi të dilte përpara gjykatës duke këmbëngulur se gjykata ushtarake izraelite nuk ishte kompetente për ta gjykuar. Ai u dënua me 12 vjet burg, gjatë të cilëve kreu disa herë grevë urie dhe nën presionin e papa Polit VI, Izraeli e ndërpreu dënimin e tij në vitin 1978.

Palestinezët kishin kërkuar lirimin e priftit në disa operacione guerrile të asaj periudhe, përfshirë edhe rrëmbimin e një avioni të Air France në vitin 1976.

Pas lirimit të tij, Izraeli këmbënguli që ai të mos caktohej në detyrë në Lindjen e Mesme. Vatikani e dërgoi atë së pari në Amerikën Latine e më pas në Europë.

Por Capucci e vazhdoi aktivizmin e tij në rajon, duke marrë pjesë edhe në një takim të OÇP-së në Damask në vitin 1979.

Në një shenjë mbështetjeje për çështjen palestineze, Capucci u bashkua dy herë me flotiljet e ndihmës që kërkonin të thyenin rrethimin e Gazës, pavarësisht se ishte në fund të të tetëdhjetave.

Në vitin 2010, ai ishte mes atyre që ndodhedhin në bordin e anijes Mavi Marmara të nisur drejt Gazës, kur u kontrollua nga komandot izraelite në ujëra ndërkombëtare. Nëntë nga aktivistët në bord u vranë. Ai u arrestua dhe për pak qëndroi në burgun Beersheva, hera e parë që ai vendoste këmbën në Izrael në 32 vjet.

Në një intervistë me “Al Jazeera” pas kësaj ngjarjeje, ai tha se kishte marrë pjesë në fushatë për “të takuar dhe për t’u dhënë siguri të torturuarve, të persekutuarve dhe të keqtrajtuarve në Gaza se është me ta moralisht dhe shpirtërisht”.

Në vitin 2013, Abaz i dha priftit medaljen e nderit në një ceremoni në Romë për mbështetjen e tij të gjatë për popullin palestinez.

Kredibiliteti i klerikut në Lindjen e Mesme ishte i tillë që mund të negocionte në disa përballje të profilit të lartë diplomatik.

Në Izrael dhe në territoret e pushtuara jetojnë rreth 80 mijë grekë melkite, duke përbërë rreth gjysmën e popullsisë palestineze të krishterë në zonë. Sipas raportimeve, Capucci do të varroset në Liban.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Arsyeja e çuditshme, ja pse fëmijët në Kinë mbajnë gazeta në kokë

Arsyeja e çuditshme, ja pse fëmijët në Kinë mbajnë gazeta në kokë

Kupa e Mbretit në Spanjë: Reali i Madridit pret Seviljen

Kupa e Mbretit në Spanjë: Reali i Madridit pret Seviljen

E pritshme: Ambasada franceze reagon ndaj Presidencës shqiptare për lajmin e vizitës së Hollande

E pritshme: Ambasada franceze reagon ndaj Presidencës shqiptare për lajmin e vizitës së Hollande

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni