Negociatori i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, belgu Piter Vahnhaute edhe një herë ka ironizuar me format e komentimit të ngjarjeve politike në vend.
Së fundmi ai ka komentuar Listën Zgjedhore dhe ankesat e shumta të qytetarëve për votues fiktiv, ndërtesa jo ekzistuese.
“A i ngjan kjo një Listës Zgjedhore?” është pyetja e Vanhautes e shoqëruar me fotografinë me mace, në të cilën shtron pyetjen “nëse Lista Zgjedhore ka qenë e mirë në vitin 2014-të”.
Nga ana tjetër, partitë opozitare pretendojnë se në Maqedoni ka mbi 100 mijë votues fiktivë, që nëse përpjesëtohet me numrin e deputetëve, i bie të jenë 20 deputetë që partitë në pushtet i kanë siguruar nga këta votues. /tesheshi.com/