Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndërhyrja ruse: raporti i CIA-s për zgjedhjet amerikane, ngre dyshime edhe në Europë

by te Sheshi
10/12/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndërhyrja ruse: raporti i CIA-s për zgjedhjet amerikane, ngre dyshime edhe në Europë

Përfundimi i arritur nga CIA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Rusia në mënyrë të fshehtë ka ndërhyrë për të ndryshuar zgjedhjet presidenciale në favor të Donald Trump mund të mos e vendosë të gjithë besueshmërinë e rezultatit në dyshim, mirëpo shumë njerëz do ta kenë të vështirë të gëlltisin komentet komfortuese e deklaratat që sigurojnë se zgjedhjet ishin ok.

Hetimi i klasifikuar i CIA-s, që nuk është publikuar ende, mund të ketë gjithashtu pasoja edhe për integritetin e referendumit Brexit në Britaninë e Madhe, qershorin e kaluar, dhe sesi mund të jenë të prekshme nga manipulimet ruse zgjedhjet e ardhshme në Francë dhe në Gjermani. Pohimet e dala së fundmi, në fakt, nuk janë tërësisht të reja. Ajo që është e freskët, është pohimi i guximshëm se Moska po punonte për Trump.

Demokratët kanë qenë të trazuar prej muajsh duke kërkuar më shumë veprim nga Shtëpia e Bardhë, pas raportimit të hakerimit të frymëzuar nga Rusia e që synonte dobësimin e kandidates së tyre, Hillary Clinton. Disa nga mijëra email-et që u përkisnin anëtarëve të Konventës Kombëtare të demokratëve dhe stafit të fushatës së Klintonit, u nxorrën në media, me gjasa prej hakerace rusë,  dhe u përdorën për të përforcuar rrëfimin kyç të fushatës së Trump për “gënjeshtaren Hillari”.

Duke paraprirë shpjegimet e CIA-s, Barak Obama më në fund pranoi të premten të bindej nga presioni publik për të hetuar përmbajtjen e plotë të ndërhyrjes ruse në zgjedhje, duke urdhëruar rishikimin e të dhënave nga gjithë fushata. “Kemi kaluar një prag të ri”, tha Lisa Monaco, Këshilltare kryesore e Sigurisë.

Ideja se ndërhyrjet ruse kanë pasur ndikim të kufizuar ose aspak ndikim në rezultatin e një prej zgjedhjeve më të përçara amerikane në historinë moderne, nuk do të pranohet mirë nga votuesit e zakonshëm; sidomos në shtetet e betejave të forta si në Miçigan, ku një betejë ligjore është në progres për rinumërimin e votave.

Më herët, qeveria amerikane kishte akuzuar zyrtarisht Rusinë për përpjekje që të trazonte procesin elektoral, të ndërhynte në makineritë e votimit elektronik, të shpërndante keqinformime, dhe në përgjithësi të diskreditonte dhe të krijonte hutim në sistemin demokratik.

Besimi se ndërhyrja ruse nuk ka pasur ndikim vendimtar në rezultat gjithashtu do të ndrydhet, edhe nga reagimi që Trump do të ketë ndaj pohimeve të CIA-s. Ai e ka komentuar CIA-n si një organizatë që ka pasur gabime në të shkuarën për armët e shkatërrimit në masë të Sadam Huseinit. Trump është tashmë në konflikt me drejtorin e CIA-s, John Brennan, i cili së fundmi ka deklaruar publikisht se zotimi i presidentit të zgjedhur për të prishur marrëveshjen bërthamore me Iranin, do të ishte “katastrofik”.

Njerëz të rretheve të brendshme të Uashingtonit thonë se Trump nuk  e vret mendjen as të lexojë përmbledhjet e përditshme të agjencisë kombëtare të inteligjencës, të cilat është traditë që dërgohen në tryezën e dy presidentëve, atij në detyrë dhe atij të zgjedhur.

Deklaratat e mëparshme në favor të presidentit autoritarist të Rusisë, Vladimir Putin, nga ana e Trump dhe sugjerimet se administrata “Trump”, pasi të marrë detyrën, do të përpiqet të arrijë mirëkuptim me Moskën, kanë intensifikuar shqetësimin e kritikëve për një marrëveshje të fshehtë midis dy njerëzve të fortë “në stilin e vet”.

Parakushti i Putinit për ndonjë rivendosje domethënëse të nivelit të lartë të marrëdhënieve dypalëshe, do të ishte heqja e sanksioneve mbi Rusinë dhe njohja de facto e aneksimit të Krimesë.

Edhe roli i Obamës në këtë skandal në zhvillim po mbikqyret me kujdes. Zyrtarë të kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë thanë për “Washington Post” se Obama kishte qenë i shqetësuar se nëse do të dilte publikisht me të dhënat për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve, do të akuzohej se po nxirrte të dhënat e agjencive sekrete për të rritur shanset e Klintonit.

Në dritën e gjetjeve të CIA-s, që mbështeten edhe nga agjenci të tjera amerikane, qasja e Obamës tashmë duket e kujdesshme në mënyrë të tepruar.

Pohimet e CIA-s hedhin dritë të re edhe mbi kohën dhe përmbajtjen e një fjalimi publik të pazakontë nga kreu i MI6 britanike, Alex Younger. Në komentet që drejtoheshin hapur ndaj Rusisë, Younger tha se Britania e Madhe dhe demokracitë e tjera europiane përballeshin me “kërcënim fundamental” nga shtete armiqësore që përdorin sulme kibernetike, propagandë dhe “subversion ndaj procesit demokratik”.

Meqënëse MI6 me gjasa ka qenë në dijeni që përpara të gjetjeve të CIA-s në lidhje me rolin e Moskës në zgjedhjen e Trump, ka spekulime se Younger e kishte bazuar fjalimine  tij, pjesërisht, mbi dyshimin e një ndërhyrjeje ruse edhe në fushatën e referendumit Brexit.

Qeveria e Putinit shihej gjerësisht në mbështetje të Brexit, si një mënyrë për të mbështetur synimin afatgjatë të dobësimit dhe ndarjes së Europës dhe NATO-s. Çdo provë të ndërhyrjes së drejtpëdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë në fushatën e referendumit britanik do të ishte politikisht shpërthyese.

Shqetësimet shtohen edhe për zgjedhjete  ardhshme presidenciale në Francë, ku Fronti Nacional i Marine Le Pen pro Moskës, ka kërkuar financime ruse elektorale, dhe në Gjermani, ku liderja me më shumë ndikim në Europë dhe kundërshtare prej një kohe të gjatë e Putinit, Angela Merkel përballet në shtator, në një betejë për rizgjedhjen me grupet e së djathtës ekstreme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Lajpcigu humbet, Bajerni i Mynihut dërrmon Volfsburgun dhe rimerr kreun e Bundesligës

Lajpcigu humbet, Bajerni i Mynihut dërrmon Volfsburgun dhe rimerr kreun e Bundesligës

Shanset për të mbijetuar ju bëjnë të fokusoheni tek suksesi sesa tek dështimi

Shanset për të mbijetuar ju bëjnë të fokusoheni tek suksesi sesa tek dështimi

Fundi i fushatës në Maqedoni: si ra Tetova në duart e BESËS

Fundi i fushatës në Maqedoni: si ra Tetova në duart e BESËS

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni