Një kilogram gozhdë e vida u gjetën në barkun e një lituanezi nga mjekët gjatë një operacioni në Spitalin Universitar në Klaipeda, raportuan mediat lokale, dhe raporton BBC.
Sipas mjekut, pacienti gëlltiti sende metalike për një muaj pasi ndaloi pirjen e alkoolit.
Disa nga artikujt që mjekët hoqën gjatë operacionit tre orësh ishin të gjatë 10 centimetra, raporton Radio Televizioni Lituanuez (LRT).
“Nuk është e pazakontë të gjesh trupa të huaj në bark, por kjo sasi është me të vërtetë një rast unik,” komentoi kirurgu Šarūnas Dailidėnas.
“Ishte një ditë pune normale për mua. Nuk u befasova shumë. Kur pashë atë që ishte brenda thashë: do të ketë punë”, tha Dailidėnas.
Spitali postoi një fotografi të një tasi plot me objekte metalike, kryesisht gozhdë, në profilin e tij në Facebook.
Burri i operuar është i qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrjen e mjekut. /tesheshi.com/