Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndalimi i pajisjeve elektronike: shpallje e luftës tregtare

by Te Sheshi
23/03/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndalimi i pajisjeve elektronike: shpallje e luftës tregtare

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi të martën një kufizim të pashembullt mbi fluturimet mbërritëse nga dhjetë aeroporte ndërkombëtare në tetë vende, duke përfshirë Turqinë. Sipas rregullave të reja, udhëtarët do duhet t’i vendosin në bagazhin e dorëzuar te punonjësit e aeroportit pajisjet e tyre vetjake elektronike më të mëdha se një smartphone. Orë më vonë, Mbretëria e Bashkuar bëri të njohur një ndalim të ngjashëm, por të ndryshëm në mënyrë të dyshimtë, mbi laptop-ët.

Në dukje, ndalimi i pajisjeve elektronike ngjan të jetë bërë si reagim ndaj një kërcënimi specifik. Një zyrtar amerikan, raportoi CNN-i mbrëmjen e së martës, pretendoi se kishte “informata [që tregonin se] el-Kaeda në Gadishullin Arabik po i përsoste teknikat për fshehjen e lëndëve plasëse në bateritë e pajisjeve elektronike”. Me fjalë të tjera, terroristët do të përpiqeshin t’i kthenin bateritë e kompjuterave portativë në eksplozivë dhe do t’i shpërthenin ato në fluturimet ndërkombëtare drejt SHBA-së.

Deri këtu në rregull. Veçse ka probleme të dukshme me argumentin e “sigurisë kombëtare”.

Më së pari, t’i shtrëngosh udhëtarët që t’i vendosin pajisjet e tyre elektronike në bagazhet e dorëzuara te punonjësit e aeroportit është një metodë tmerrësisht e paefektshme për të parandaluar një sulm terrorist. Nuk do të kërkonte ndonjë gjenialitet të shpërtheje nga larg një mjet shpërthyes të sajuar në ndarjen e mallrave apo të bashkangjitje një matës kohe pas baterisë së një laptop-i.

Një problem tjetër është se lista e aeroporteve të mbuluara nga ndalimi i pajisjeve elektronike ka pak kuptim. Në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, udhëtarët për në Amerikë kontrollohen më së paku tre herë: në hyrje të terminal-it, pas kontrollit të pasaportave dhe përpara ngjitjes në avion (dyfishi i kontrolleve në aeroportin John F. Kennedy në Nju-Jork). Në çdo pikë kontrolli pritet që udhëtarët t’i ndezin pajisjet e tyre elektronike për të garantuar që nuk përbëjnë kërcënim. Veç kontrolleve standarde, ca udhëtarë kontrollohen në mënyrë të rastësishme përpara se të ngjiten në avion. Në aeroportin Mohamed V të Kazablankës, i përfshirë gjithashtu në listë, udhëtarët ndërkombëtarë kalojnë nëpër dy pika kontrolli pa u detyruar që t’i ndezin kompjuterat dhe pajisjet e tjera elektronike të tyre përpara se të hipin në mjetet fluturuese.

Së fundi, nëse autoritetet amerikane dhe britanike janë vërtet të shqetësuara mbi mundësinë e një sulmi të afërt terrorist në fluturimet ndërkombëtare, do të qe mbase gjë më e mençur të zgjerohej rrezja e ndalimit, për t’i mbuluar të gjitha linjat ajrore, duke i përfshirë kompanitë amerikane dhe europiane të transportit ajror që kryejnë fluturime për në të dy vendet. Është e rëndësishme të kujtohet se militantët e el-Kaedës që i kryen sulmet terroriste të 11 shtatorit ishin në avionë amerikanë. Gjashtëmbëdhjetë vite më vonë, nuk ka arsye pse terroristët, së bashku me laptop-ët e tyre shpërthyes, të mos fluturojnë me Lufthansa-n, British Airways-in, me Air France, me Delta-n apo me United-in. Qasja përzgjedhëse e ekspertëve amerikanë dhe britanikë të sigurisë, bashkuar me faktin se ndalimi britanik përfshin 14 kompani ajrore, por nuk i mbulon aeroportet në Katar apo në Emiratet e Bashkuara Arabe, ngre pikëpyetje mbi motivet e tyre të fshehta: një luftë tregtare!

Pas ndalimit të pajisjeve elektronike, nuk mungojnë ekspertët që thonë se kufizimi i ri është një akt arbitrar proteksionizmi, i hartuar për t’i dëmtuar konkurrentët ndërkombëtarë të kompanive amerikane. Për të qenë të qartë, defektet e sipërpërmendura të kufizimit mbështesin pretendimin se Uashingtoni dhe Londra sapo kanë nisur një luftë tregtare për t’i mbrojtur kompanitë ajrore amerikane dhe europiane nga konkurrentët e tyre.

Në një kohë kur turqit po ndërtojnë një aeroport të ri ndërkombëtar në Stamboll, i cili do të jetë një prej qendrave më të mëdha transit të botës, ideja se Turkish Airlines po vihet qëllimisht në shenjë ka shumë domethënie për njerëzit. Shfaqja së fundi e qytetit më të madh të Turqisë si një destinacion kryesor për udhëtarët ndërkombëtarë ngre pikëpyetje po ashtu mbi synimet e pathëna të ndalimit të laptop-ëve.  Istanbul Atatürk u bë në 2015-n aeroporti i tretë më i madh i Europës, ndërsa 62 milionë udhëtarë kaluan përmes tij. Dhe Turkish Airlines u votua vitin e shkuar për të gjashtën herë radhazi si kompania më e mirë ajrore e Europës nga Skytrax, një organizëm nga më të njohurit në mbikëqyrjen e vlerësimin në këtë fushë.

Përfundimi është se ndalimi i pajisjeve elektronike nënkupton se terroristët vijnë nga ca vende e jo nga të tjerat, një pretendim që e dobëson seriozisht argumentin e “sigurisë kombëtare” që zyrtarët amerikanë dhe britanikë e përdorin për të mbrojtur veprimet e tyre. Ironikisht, disa nga vendet e vëna në shenjë nga ndalimi, duke përfshirë Turqinë, qëndrojnë në vijën e parë në luftën kundër DAESH-it dhe grupeve të tjera terroriste në Siri dhe Irak.

Në fund të ditës, nisja e një lufte tregtare mund të prodhojë një rezultat të kundërt nga ai që pritet dhe të dëmtojë kompanitë amerikane dhe britanike, për të mos përmendur vetë tregun global. Siç pati thënë dikur presidenti amerikan Ronald Reagan: “Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: unë jam nga qeveria dhe jam këtu për të ndihmuar.” Uashingtoni dhe Londra duhet ta dinë më mirë. /tesheshi.com/

Editorial i Daily Sabah-ut

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Patate të pjekura me arra dhe salcë djathi

Patate të pjekura me arra dhe salcë djathi

Videoja me Lilën  dhe Sadikun, imam Ahmed Kalaja: ndjesë miqve të krishterë për një keqkuptim

Videoja me Lilën dhe Sadikun, imam Ahmed Kalaja: ndjesë miqve të krishterë për një keqkuptim

Bushati: Po furnizojmë rebelët kurdë me municion artilerie

Bushati: Po furnizojmë rebelët kurdë me municion artilerie

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni