Më 9 shkurt, pritet të marrë udhë saga e ndalimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë, mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar nga Beogradi. Kështu, në këtë datë pritet të mbahet në gjykatë seanca për kërkesën e Serbisë për ekstradimin ose jo të Ramush Haradinajt.
Vendimi u konfirmua nga avokati Ariani Koci, i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook: “Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar zotit Haradinaj dhe palës mbrojtëse. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet në datën 9 Shkurt 2017”
Më herët, ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një një postim në rrjetet sociale falenderoi edhe njëherë të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Ai u arrestua me 4 janar në Francë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. /tesheshi.com/