Zhgënjen Kukësi në ndeshjen e parë ndaj malazezëve të Mlladost Podgorica. Skuadra e drejtuar nga Marcelo Troisi është mundur 1-0 duke vështirësuar kualifikimin. Tashmë gjithçka bëhet më e vështirë në ndeshjen e kthimit për ekipin verilindor.
Lakiq (52’) realizoi golin e vetëm dhe të fitores për malazezët. Për të përmbysur rezultatin kuksianët duhet realizojnë dy gola me kusht që të mos pësojnë, nëqoftëse duan ta shkruajnë historinë për të arritur deri te kualifikimi në faze e grupeve të Europa Ligës. /tesheshi.com/