Ka ndërruar jetë sot, Bik Ndoja, këngëtari i veçantë që këndonte këngët jo “konvencionale” të traditës së Shkodrës që quhen “jare”, një variant popullor i arieve operistike.
Mjeshtër Biku u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Këngët më të famshme që mbahen mend nga publiku të Bik Ndojës janë: “ S’ma din hallin qi kam”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit, Oso Kukës, “Shkoder moj e shtrenjtë etj.
/tesheshi.com/