Në fundjavën e ndeshjeve të yjeve, janë përplasur me njëri-tjetrin talentet amerikanë dhe ata europianë, që luajnë në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Formacioni i kombinuar me basketbollistët amerikanë doli të jetë fitimtar (157-154), në një ndeshje pa mbrojtje fare dhe me sulm energjik, që shpesh herë ngriti të pranishmit në këmbë.
Disa basketbollistë e morrën seriozisht fundin e ndeshjes duke tentuar ta kenë epërsinë ndaj tyre në semaforin elektronik të ndeshjes, mirëpo ishin vendasit ata që në fund i’a dolën të triumfonin.
Zach La Vine u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, duke realizuar 30 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime. La Vine ishte i shoqëruar në këtë ndeshje nga bashkëlojtari i tij tek Minnesota Timberëolves, Andrea Ëiggins, që realizoi 29 pikë dhe bëri pesë asistime.
Skuadra amerikane: Jordan Clarkson, Zach LaVine, Jabari Parker, Karl-Anthony Towns dhe Marcus Smart.
Skuadra europiane: Emmanuel Mudiay, Kristaps Porzingis, Nikola Jokiç, Andrew Wiggins dhe Bojan Bogdanoviç.
/tesheshi.com/