Ambasadori i Sllovenisë në NATO, Jelko Kacin akuzoi Dumën Rusë (Dhomën e Ulët të Parlamentit) se po ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi.
Kacin mori shkas nga një takim i deputetëve rusë me krerët e opozitës malazeze, Frontin Demokratik, ku deklaruan se Mali i Zi duhet të implementojë modelin zviceran të neutralitetit.
Sipas Kacin, këto deklarata janë “ndërhyrje e pastër në punët e brendshme të një vendi”. Kacin shtoi duke thënë se propozimi rus është një praktikë diplomatike jo e zakontë, por përsëritja e saj ndikon në politikën e jashtme.
“Në përgjithësi, si një ambassador në NATO unë nuk duhet të komentoj deklaratat e Rusisë, por çfarë mund të them nëse propozimi i Moskës është krejt i pazakonshëm, pasi shqetëson organizatën por edhe një vend sovran. Unë duhet të them se propozimi është shumë i pazakontë por është shumë rus pasi ky është stili i Moskës”, tha Kacin në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda.
Idea që Mali i Zi të bëhet një Zvicër e Ballkanit u lançua nga zv.kryetari i Dumës, Zheleznyak, gjatë një takimi në Moskë me krerët e opozitës malazeze, Andrija Mandiç, Milan Knezeviç and Predrag Bulatoviç. /tesheshi.com/