Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për një përgjigje globale pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë tjetër këtë mëngjes mbi territorin e Japonisë.
Ai e quajti provën e fundit të Phenianit “një shkelje flagrante të rezolutave të OKB-së”.
Stoltenberg dënoi lëshimin e raketës dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga programi bërthamor.
Mediat më herët kanë raportuar, se Koreja e Jugut iu përgjigj ndaj provës së Penianit duke lëshuar dy raketa, vetëm gjashtë minuta pasi Koreja e Veriut kishte bërë provën e rradhës.
Pheniani ka kryer një test të ri pak ditë, pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut për programet balistike dhe bërthamore, pas provës së kryer me bombë të hidrogjenit me 3 shtator. /tesheshi.com/