Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do tu propozojë minisrave të Jashtëm të vendeve anëtare, pranimin e Malit të Zi në Orgaqnizatën e Atlantikut të Veriut, por grupimet filoserbe të nxitur nga Rusia kanë paralajmëruar trazira të mëdha në Republikën e vogël të Ballkanit.
Grupimi opozitar pasi ka dështuar të rrëzojë qeverinë në dy protestat e këtij muaji dhe të muajit të shkuar ka bërë të ditur se do ta “ndezë” Malin e Zi në nëntor.
Ky grupim ka bërë të ditur se mitingu i madh protestues në organizimin e Frontit Demokratik do të mbahet nga fundi i nëntorit në Podgoricë.
Qëllimi kryesor i këtij mitingu të madh është që të mbahet në prag të vendimit të ministrave për punë të jashtme të shteteve anëtare në Bruksel me 1 dhjetor, kur duhet të merret vendimi për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi.
Para mitingut përfundimtar në Podgoricë, në të cilin do të përsëriten kërkesat nga tubimi i 24 tetorit, janë parashikuar mbajtja e disa shëtitjeve protestuese, dy prej të cilave tani janë tashmë caktuar, në Beranë me 5 nëntor dhe në Tivar me 7 nëntor.
/tesheshi.com/