Natë e vështirë në kufijtë e dramatikes ka qenë ajo për një ndër zonat më turistike të verës në Shqipëri, Shëngjin.
Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.
Raportohet se e gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa policia ka bllokuar rrugën drejt kësaj zone turistike për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.
Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit prej pasdites të së dielës u riaktivizuan pasditen e së hënës. Dhe megjithëse u ndërhy nga ajri me helicopter, izolimi i flakëve ishte i pamundur. Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i ndërhyrjes u vu nën kontroll, nga ana veriperëndimore e qytetit. Por, shtimi i erës riaktivizoi zjarrin në pjesën jugore.
Dhe sicc raoportohet zyrtarisht, prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra. /tesheshi.com/