Në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin Afganistan, Kabul, 63 njerëz u vranë dhe 182 u plagosën, sipas CNN. Sulmi ndodhi gjatë një dasme.
Midis të vrarëve ka gra dhe fëmijë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi.
Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i tyre Zabiullah Mojahid tha se i vjen keq për sulmin.
Sulmi ndodhi në pjesën perëndimore të Kabulit, ku jeton grupi minoritar shiit Hazara. Aty pranë është Pallati Presidencial Darul Aman, ku presidenti Ashraf Ghani synon të shënojë Ditën e Pavarësisë të hënën më 19 gusht. /tesheshi.com/