Kosova ka shënuar një tjetër fitore të madhe, duke iu afruar dhe më shumë ëndrrës për të qenë në Euro 2020, që dhe politikisht do ishte një fitore e madhe për të si një shtet i ri me sfidën e vështirë të njohjes dhe afirmimit ndërkombëtar. Rrahmani dhe Murriqi ishin ata që firmosën fitoren e radhës për Kosovën.
Ndërsa Kombëtarja shqiptare ka mundur thellë 0-4 Moldavinë, me gola nga Cikalleshi, Bare, Trashi dhe Manaj. Kjo është fitorja e dytë e Shqipërisë me 4 gola, që vjen pas asaj të Islandës, përfunduar 4-2. /tesheshi.com/