Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nata e errët e Kuvendit të Kosovës: seancë në bar-kafe, “ma hongsh” e Kadri Veselit dhe urime ambasadorësh!

by te Sheshi
24/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Nata e errët e Kuvendit të Kosovës: seancë në bar-kafe, “ma hongsh” e Kadri Veselit dhe urime ambasadorësh!

Nga Blendi Gashi

Partitë në pushtet, PDK dhe LDK, duke parë që edhe përkundër disa shtyerjeve nuk arrinin të mbajnë seancën plenare, pas konsultave mes tyre vendosën në mënyrë të fshehtë që seanca të zhvillohet në një sallë të improvizuar në katin e pestë, konkretisht në bufenë e Kuvendit.

Nën masa të rrepta të policisë, në një sallë të improvizuar pa njoftuar deputetët opozitarë, është mbajtur mbrëmë pas orës 01:00 të mesnatës seanca plenare në të cilën janë miratuar disa projektligje.

seanca salla e improvizuar

Kjo seancë të themi gjysmë ilegale u arrit të mbahet pasi policia nuk lejoi opozitën të ngjitet lart në sallën ku po mbahej mbledhja e cila përfundoi saktësisht në ora 01: 45 pas mesnate.

Përfundimisht, deputetët që kishin hyrë në sallë para orës 16:00 të ditës së premte u larguan nga objektet e Kuvendit rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës.

Ja çfarë thanë liderët opozitar për mbajtjen e seancës në një sallë të improvizuar

Derisa pozita mbante mbledhjen në bufe, deputetët opozitar kanë qëndruar në sallën e Kuvendit, pasi kanë bërë të ditur se nuk janë lënë nga sigurimi të shkonin në katin ku pozita mbante takimin, siç e kanë quajtur ilegal të PDK-së dhe LDK-së.

Kryetari i VV-së Visar Ymeri, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj i NISMA-s për Kosovën,  në një konferencë për media të mbajtur në hollin e Kuvendit, mbledhjen e mbajtur nga pozita e kanë quajtur ilegale dhe takim që i ka ngjarë ‘Zanzi Barit’.

Visar Ymeri: PDK e LDK  e kanë uzurpuar një sallë të Kuvendit për ta zhvilluar një takim ilegal. Kjo nuk është seancë, janë përjashtuar deptutetët e opozitës, pasi policia nuk i ka lejuar deputetët të ofrohen në sallë dhe faji është i kryekuvendarit.

Ramush Haradinaj: Ata munden me shku edhe në ndonjë kafiteri, por Parlamenti ka përfunduar. Shihet se dëshira për me mbijetu ekziston edhe nëpër skuta, por qytetarët e dijnë se nuk ka skutë që i mbron këta.

Fatmir Limaj: Sonte (mbrëmë pas mesnate) janë duke mbajtur takime të ‘Zanzi Barit’. Largimi në mënyrë ilegale, rrethimi dhe mosnjoftimi i deputetëve, është veç takim i dy strukturave partiake.

Me këtë, qeveria ka ra dhe kryekuvendari ka marrë vendim që ta shpërndajë edhe Parlamentin.
Policia u fut në Kuvend, por gazi lotsjellës sërish ndërpreu seancën

Paraprakisht, Kryesia e Kuvendit mbajti një takim që zgjati rreth dy orë në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesja e opozitës, Aida Dërguti.

Opozita u deklarua se vendosi që në këtë mbledhje ta dërgojë përfaqësuesen e saj për të kuptuar se cili do të jetë plani i partive në pushtet, pasi kryekuvendari dhe depuetët e pozitës, në vazhdimësi në mënyrë të prerë deklaroheshin se seanca do të mbahet, derisa opozita thoshte se nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

foto kryesore

Pas takimit, deputetja e VV-së tha se kryesia ka vendosur që ta fut sigurimin në seancë. Ashtu edhe ndodhi. Mbi 50 polic civilë pasi hynë në sallën ku mbahen seancat plenare formuan një kordon për të mos lejuar opozitarët të shkojnë tek ulësja e kryekuvendarit Veseli dhe tek ulëset e kabinetit qeveritar, ku të pranishëm në salle ishin edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi dhe pothuajse si asnjëherë më parë të gjithë ministrat.

Për një moment u duk situata eskaloi në dhunë dhe ashtu edhe ndodhi pasi sigurimi largoi forcërisht deputetin e VV-së Glauk Konjufca dhe deputeten e këtij subjekti Shipe Pantina nga vendi lartë ku ishin, te ulësja e Veselit, duke i zbrapsur poshtë tek pjesa ku rrinin deputetët opozitarë.

E nevrikosur me këtë veprim të policisë, deputetja Pantina i gjuajti ata me shishe uji, por fatmirësisht gjithçka përfundoi me këtë skenë dhe nuk kishte përplasje më të mëdha polici-deputetë opozitarë.

Me të filluar kryekuvendari Veseli që të nis séancën, deputetët opozitarë së pari fishkëlluan me filikaq, e më pas ishte deputeti Albin Kurti që u përkujdes që seanca përfundimisht të dështojë pasi shpërndau gaz lotsjellës.

Haxhiu e quan kriminel Veselin, ku i fundit e fyen rëndë më pas kërkon falje

Në këtë seancë përveç shtyerjeve, gjuajtjeve me gaz lotsjellës e shishe uji, u përdorën edhe fjalë tejet banale që më së paku iu shkojnë përshtati ligjvënësve.

Ishte deputetja e VV-së Albulena Haxhiu që në një moment shpërtheu duke bërtitur me zë të lartë në drejtim të kryeparlamentarit Veselit të cilin e quante: ‘Kriminel, ti je kriminel’.-mg-2274-copy

Kjo siç duket për një çast Veseli e humbi kontrollin duke e fyer rëndë deputetën Haxhiu të cilës i tha: ‘Ma hongsh…’. Por, kryekuvendari u pendua shpejt për shprehjen banale që bëri, me ç’rast përmes një postimi bërë në Facebook kërkoi faljepublike. “Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona. Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë”, tha ai.

12178130_10156136628160291_1383423650_n-650x358

Përplasje të mëdha polici-protestues jashtë Kuvendit

Në momentin që kryesia vendosi që të lejoi hyrjen e policisë në sallën e Kuvendit, jashtë protestuesit kishin filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme dhe koktej molotovi drejt objektit të Kuvendit. Kjo bëri që policia të ndërhyjë duke përdorur dhe gaz lotsjellës për shpërndarje të turmës.

Ndërkaq, policia përmes një kumtese mohoi shkrimet e disa mediave se ka arrestuar ndonjë deputet të opozitës.

Ndonëse jo të pranishëm në Kuvend deri në ores 01:00 të mesnatës edhe amabsadorët e vendeve të huaja kanë ndjekur për çdo moment zhvillimet që ndodhën në seancën e territ.

Ambasadorët mbesin pa gjumë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie menjëherë pas përfundimit të seancës së improvizuar është shprehur i lumtur që Kuvendi e ka kryer punën. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se është i lumtur se Kuvendi ishte në gjendje ta kryejë punën e vet në emër të qytetarëve të Kosovës.

Ambasadori britanik Ruairí O’Connell, përmes një shkrimi të postuar në Facebook saktësisht në ora 01:25 të mesnatës, ka thënë se dhuna në vazhdim nga opozita për të bllokuar punën e parlamentit nuk e ndihmon Kosovën që ta ndërtojë një të ardhme më të mirë. “Ajo e dëmton imazhin e Kosovës, e kërcënon zhvillimin demokratik të Kosovës dhe largon investitorët. Andaj, unë e mbështes iniciativën e Presidentes që ofron një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar, dhe shpresoj që opozita me sinqeritet do të angazhohet për këtë. Mbështesim Institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Futbollistët që i varën para kohe këpucët

Futbollistët që i varën para kohe këpucët

Gjendet i vdekur Albin Kurti, jo ai i Vetëvendosjes

Gjendet i vdekur Albin Kurti, jo ai i Vetëvendosjes

Udhëtim në kohë në metronë e Stokholmit, galeria më e madhe e artit në botë

Udhëtim në kohë në metronë e Stokholmit, galeria më e madhe e artit në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni