Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Naser Selmani: Ja ç`e ka gjet median në Maqedoni

by te Sheshi
21/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Naser Selmani: Ja ç`e ka gjet median në Maqedoni

Nga Memedali Jusufi

Kur gjendja e demokracisë në Maqedoni është skandaloze, pa dyshim që nuk ka si të jetë joskandaloze dhe gjendja e mediave. Dhe Naser Selmani, kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonise, e lë të kuptuar këtë në intervistën e mëposhtme. Dhe gishtin e akuzës drejton sa tek qeveria, e sa tek vetë gazetarët, që në këto kohë të turbullta për vendin nuk po e kryejnë hiç si duhet punën dhe misionin e tyre…..     

Le ta nisim fillimisht me gjigandin RTVM: cfarë servisi publik na duhet?

Media të lira dhe pluraliste janë të patjetërsueshme për një demokraci funksionale, sepse qytetarët përmes tyre kërkojnë dhe marrin informacione. Në një shoqëri demokratike qytetarët duhet të jenë në gjendje t’i kuptojnë dhe të marrin pjesë në vendimarrje për çështje me interes të përgjithshëm. Servisi radioviziv publik luan rol kyç për informimin e drejtë të opinionit, duke plotësuar nevojat e ndryshme të shikuesve. Radiotelevizioni i Maqedonisë duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai duhet të mbrojë interesin publik duke promovuar mirëqenien sociale, ndërgjegjen qyetare për proceset demokratike, mirëkuptimin ndërkulturor dhe integrimin shoqëror.

Fatëkeqësisht, këtë rol të rëndësishëm RTVM-ja në Maqedoni nuk mund ta luajë për shkak të kontrollit të fortë të qeverisë. Ai nuk ka burim të qëndrueshëm finanicimi, ndërsa organet drejtuese janë tërësisht të politizuara. Në këto kushte është e pamundur të sigurohet pavarësia institucionale e servisit publik, e cila është parakusht për të pasur politikë të pavaruar redaktoriale në shërbim të publikut të gjërë. Qeveria aktuale e ka shndërruar servisin publik në një mjet propagande të politikës ditore.

Cilat janë rekomandimet e Komisionit Evropian sa i takon ligjit për mediat në Maqedoni?

E para, Komisioni Evropian kurrë nuk ka kërkuar nga Maqedonia të miratojë ligj për media. E vetmja gjë që është kërkuar ishte implementimi i Direktivës Evropiane për shërbimet audio dhe audiovizive.

E dyta, Bashkimi Evropian nuk ka legjislacion të përbashkët sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Vendet anëtare në mënyra të ndryshme garantojnë këto liri dhe të drejta elementare të njeriut. Prandaj ata nuk mund të imponojnë zgjidhje se si duhet të duket legjislacioni i mediave në vendet që pretendojnë anëtarësim në BE. Rekomandimet e BE-së ishin parimore, që debati publik për ligjin të jetë gjithëpërfshirës dhe qeveria me seriozitet të shqyrtojë vërejtjet kryesore të gazetarëve dhe mediave.

Miratimi i ligjit të mediave ishte ide kryekëput e qeverisë, e cila deshi të miratojë legjislacion më rigjid sa i përket lirisë së shprehjes për të ushtruar kontrollin mbi median. Ligji i ri nuk rregullon vetëm punën e mediave radiovizive, por edhe të atyre të shtypura.

Falë angazhimit të Shoqatës së Gazetarëve dhe mbështetjes së faktorit ndërkombëtar, parandaluam qeverinë që në ligj të përfshihen edhe mediat online, apo portalet informative.

Liria e shprehjes në kontekstin evropian garantohet me Koneventën evropiane për të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës ka miratuar shumë rekomandime, rezoluta dhe deklarata të cilat vendosin standarde në fushën e legjislacionit për lirinë e shprehjes.

Jam shumë i bundur se legjislacioni maqedon lidhur me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave nuk është në harmoni me standardet e Këshillit të Evropës.

Çka konkretisht ju si SHGM i propozuat qeverisë në lidhje me ligjin për mediat?

Kërkesa jonë ishte në linjë me rekomandimin e Komisionit Evropian, që në ligjin ekzistues për veprimtarinë radiovizive të inkorporohet Direktiva Evropiane për shërbimet audio dhe audiovizive. Në atë kohë argumentonim se legjislacioni ekzistues është konform stadardeve evropiane, por mungon zbatimi i përpiktë i tij.

Qeveria injoroi rekomandimet e BE-së dhe të gazetarëve dhe u përpoq në mënyrë jotransparente dhe për tre javë ta kalojë ligjin në Parlament. Reagimi jonë ishte i ashpër dhe detyruam qeverinë ta prolongojë afatin e debatit për tre muaj. Gjatë kësaj kohe Këshilli i Evropës dhe OSBE bënë ekspertizë të ligjit. Shoqata e Gazetarëve poashtu organiazoi debat publik me anëtarësinë dhe ekspertët.

Vërejtjet tona ishin pothuajse të njëjta me gjetjet e ekspertëve evropianë. Në fund, edhe pse qeveria pranoi disa vërejtje, defektet kryesore të ligjit mbetën sepse nuk mund të përmirësohej një ligj duke interventuar me amandamente sepse koncepti ishte i gabuar. Vërejtjet kryesore të Shoqatës së Gazetarëve kishin të bëjnë me zgjidhjet ligjore për trupin rregullator të mediave dhe servisin publik radioviziv.

Mbetën dispozitat ndëshkuese, ku parashihen gjoba maramendëse për mediat nëse nuk zbatojnë obligime formale të ligjit. Gjoba më e lartë është prej 200 mijë eurosh, që për kushtet e Maqedonisë është absurde. Me këto gjoba qeveria disiplinon dhe shton kontrollin mbi median. Në ligj mbeti edhe definicioni për profesionin e gazetarit, që është një shpikje idioteske e kësaj qeverie. Ishte një përpjekje e pasuksesshme për të liçencuar gazetarët, një praktikë e pranishme në vendet me regjime autoritare. Në kohën e zhvillimit të teknologjise dhe të internetit, kur mediat botërore zbatojnë konceptin e gazetarisë qytetare, me ligj të definosh kush është, e kush nuk është gazetar, flet më së miri për mendësinë e kësaj qeveria jodemokratike.

Cila është përgjegjsia e mediumeve në krizën aktuale?

Përgjegjësia e mediave në kushte të krizës politike është shumë e madhe, por fatkeqësisht, ato po tregohen shumë të papërgjegjshme. Në vend që të kontribuojnë në qetësimin e situatës dhe promovimin e dialogut dhe kompromisit si formë e vetme për të tejkaluar krizën, media është polarizuar dhe politizuar në skajshmëri.

Fatëkeqësisht, mediat dhe një pjesë e redaktorëve, janë shëndruar në gladiatorë kryesorë të kësaj krize politike. Punën më të pistë të kësaj përplajse të pakompromis mes pushtetit dhe opozitës,  e bëjnë mediat. Janë të pakta ato media që në këto kohë krize të thellë politike përpiqen të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe me kokë të ftohur.

Ferid Muhiq tha se duhet të egzistoj një nen në ligjin per mediumet:  “Media jeni të lira” dhe sipas tij,  ky është i vetmi nen si ligj per mediumet. Cili është vlerësimi juaj?

Pajtohem, nuk na duhet ligj për media. Sa më shumë legjislacion për media, aq më pak liri. Mjafton ligji që rregullon punën e mediave radiovizive. Për mediat tjera s’ka nevojë të ketë ligj. Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, të informimit dhe ndalon çensurën.

Si e shikoni zgjidhjen, a ka perspektivë mediale në Maqedoni ?

Ky është rasti i fundit për të ridefinuar tërërsish sistemin mediatik në Maqedoni, i cili tërrësisht është i korruptuar dhe nuk është në shërbim të informimit të drejtë dhe me kohë të publikut. Nëse tash nuk do shfrytëzohet kjo mundësi, mendoj se gjendja me lirinë e mediave në Maqedoni do të përkeqësohet edhe me shumë.

Nëse klasa politike nuk do të jenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë, jo vetëm që do të vihet në pikëpyetje perspektiva evropiane e Maqedonisë, por edhe ardhmëria e saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Burri-engjëll që shpëtoi 160 persona nga vdekja

Burri-engjëll që shpëtoi 160 persona nga vdekja

Beogradi nuk ndalet, i përgjigjet Thaçit: Do të arrestohesh nëse vjen në Serbi!

Beogradi nuk ndalet, i përgjigjet Thaçit: Do të arrestohesh nëse vjen në Serbi!

Njihuni me skuadrën më të re të Serisë A, aty ishte dhe shqiptari Memushaj

Njihuni me skuadrën më të re të Serisë A, aty ishte dhe shqiptari Memushaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni