Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët për Kurban Bajram: jepni shembuj solidariteti

by te Sheshi
23/09/2015
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët për Kurban Bajram: jepni shembuj solidariteti

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e Kosovës, me një mesazh ku nënvizon: “Çdo festë ka vlerat në të cilat mbështetet, ndërsa vlerat e Kurban- Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanizmit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë  e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.”

Ky është urimi i plotë i Myftiut Tërnava:

Të nderuar vëllezër e motra!

Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Nesër e enjte, 24 shtator 2015, është dita e parë e Kurban-Bajramit, e cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, përmes të cilave vepra shfaqet mëshira e Allahut xh.sh. për besimtarët, mëshirë e cila determinohet duke bartur secila në mënyrën e vet vlerat më fisnike e më madhore për individin, familjen dhe shoqërinë.

Prandaj, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saja, dhe në emrin tim, në cilësinë e Myftiut të Kosovës, t’jua uroj festën e Kurban-Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh. për mirëqenie, lumturi dhe shëndet.

Çdo festë ka vlerat në të cilat mbështetet, ndërsa vlerat e Kurban- Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë  e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.

Sot në rrafshnaltën e Arafatit një numër i madh i vëllezërve dhe motrave tona, nga të gjitha trojet tona etnike, u janë bashkangjitur lutjeve të miliona haxhinjve nga e gjithë bota, të cilët e lusin Allahun xh.sh. për mëshirë e falje.

Edhe unë sot, në natën e festës së Kurban-Bajramit, si Myfti i vendit, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë dhe më solidarë, më mëshirues e bujarë, që të ndihmohen skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës të jetë më e begatë.

Allahu xh.sh. thotë:

“E Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në xhenete, ku rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë.” En-Nisa, 122.

Duhet pasur parasysh se vlerat e kësaj feste mbështeten në haxh dhe prerje të kurbanit, që janë udhëzime hyjnore që e shoqërojnë njeriun gjatë tërë jetës së tij. Ngase këto porosi janë mision i shpirtit, mendjes, trupit, ndërgjegjes, vullnetit, porosi të cilat thërrasin në pastrimin e shpirtrave nga urrejtja e xhelozia, nga egoizmi dhe pangopësia, ndërsa libri i Allahut veçse na ka udhëzuar në punë të mira, në respekt ndaj njëri-tjetrit, solidaritet e vëllazërim mes çdo njeriu. Kjo për arsye që në mesin tonë të mos ketë divergjenca e interesa parciale, por të bashkojmë forcën e besimit me atë intelektuale, për të ecur para të sigurt, ngase kjo është edhe porosia e Kurban-Bajramit.

Allahu xh.sh. thotë:

“…mos u përçani ndërmjet vete, se do të dobësoheni e humbi fuqinë tuaj…!” El-Enfal: 46.

Duke e pasur parasysh se Kurani është shpjeguesi më i mirë i universit, është çelësi dhe thesari i mirësive të Krijuesit, është drita dhe harta e drejt orientuese, shpjegues dhe komentues i të vërtetës, udhëzues i botës kah humanizmi, kërkoj nga ju që këto vlera t’i mishëroni në shpirtin tuaj, të largoni nga vetja familja dhe shoqëria çdo gjë që shkon në dëm të ardhmërisë së vendit, fëmijëve tanë, duke e humbur edhe dinjitetin pse u krijuam.

Të nderuar qytetar të Kosovës,

Më lejoni që edhe një herë si Myfti i Republikës t’jua uroj festën e Kurban-Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave, brenda dhe jashtë trojeve tona, kudo që ata gjenden nëpër botë.

Me fat ju qoftë festa e Kurban – Bajramit!

Myfti i Kosovës

Naim ef. Tërnava

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Organizatat e luftës kundërshtojnë vendimin e qeverisë:  pensionet e veteranëve duhet të jenë 220 euro

Organizatat e luftës kundërshtojnë vendimin e qeverisë: pensionet e veteranëve duhet të jenë 220 euro

Vendi ku vjeshta është e zjarrtë, 12 fotografi mbresëlënëse nga Japonia

Vendi ku vjeshta është e zjarrtë, 12 fotografi mbresëlënëse nga Japonia

Dekriminalizimi, arrihet konsensusi i parë: procesi do t’i mbetet komisionit parlamentar

Dekriminalizimi, arrihet konsensusi i parë: procesi do t’i mbetet komisionit parlamentar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni