Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Myftinia e Durrësit: Grabitja e një vakëfi nga ish-gjykatësja e shkarkuar, ia “dhuron” kolegu

Denoncimi i një rasti flagrant nga saga e pronave të Komunitetit Musliman

by te Sheshi
28/10/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Myftinia e Durrësit: Grabitja e një vakëfi nga ish-gjykatësja e shkarkuar, ia “dhuron” kolegu

Çështja e pronave të Komunitetit Musliman vijon të prodhojë lajme, sidomos kur është fjala për vendime gjyqësore plot dritëhije.

Kështu, Myftinia e Durrësit, aty ku KMSH posedon shumë prona dhe në vende në “shënjestër çakejsh”, si kudo në fakt në Shqipëri, përfshirë dhe kryeqytetin e zemrën e tij, denoncon një vendim gjyqësor i cili ka prodhuar një vjedhje të qartë të një prone.

“Denoncim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinia Durrës, ndaj Vladimir Skënderit, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe Dhurata Bilo, ish-gjyqtare e kësaj gjykate, e shkarkuar tashmë nga proçesi i vetingut”, nis  një reagim i institucionit të Myftinisë së Durrësit, duke vijuar më në detaj:

“Ndërkohë që ishim në një fazë që, sipas vendimeve te gjykatës, sapo kishim filluar me proçedurat përmbarimore për të marrë ne posedim truallin tonë pjesë e sipërfaqës së Xhamisë Fatih Durrës, të grabitur padrejtësisht nga ish – gjyqtarja e shkarkuar e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo, një vendim tjetër skandaloz gjyqësor i dhënë nga gjyqtari Vladimir Skënderi pa dijeninë tonë dhe në mënyrën më diskrete të mundëshme, i ka mohuar komunitetit tonë fetar të drejtën për ta marrë këtë pronë vakëf, të trashëguar prej shekujsh.

Ka rezultuar se në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, jashtë çdo lloj planifikimi, gjyqtari Vladimir Skënderi, në shkelje flagrante të garancive proçeduriale dhe pa asnjë njoftim, ka kryer një gjykim kundër Komunitetit Musliman te Shqipërisë, Myftinia Durrës ‘marrje mase sigurim padie’, me datë 24.10.2022, nga ora 08:58 deri në orën 08:59, brenda një minute gjykimi, dhe rezulton se është marrë masë sigurim padie në favor të Dhurata Bilos kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinia Durrës, dhe po me datë 24.10.2022 rezulton të jetë zbardhur ky vendim gjyqësor, si dhe po me datë 24.10.2022 rezulton që ky vendim abuziv të jetë dërguar edhe me postë.

Ndërkohë që përmbaruesi gjyqësor dhe Posta Shqiptare kërkonin me çdo lloj mënyre t’i bënin komunikimin procedurial ish-gjyqtares Dhurata Bilo, më qëllim që të zbatohej vendimi i gjykatës për lirimin e pronës së grabitur me pa të drejtë prej saj, gjyqtari Vladimir Skënderi, koleg i dhurata Bilos, ka favorizuar këtë të fundit në dëm të pronës vakëf dhe në dëm të interesave të Komunitetit Mysliman të Shqiperise, Myftinia Durrës, duke dhënë një vendim skandaloz që përsëri dëmton interesat edhe kështu të dëmtuara, të vakëfit të muslimanëve.

Gjyqtari Vladimir Skënderi në mënyrën më të padrejtë, duke patur dijeni për vendimet e formës së prerë dhe për fillimin e proçedurave përmbarimore për të marrë truallin vakëf, ka marrë rolin e Gjykatës së Lartë, duke i bërë një nder kriminal dhe korruptiv koleges së tij të punës, ish – gjyqtares Dhurata Bilo. Gjyqtari Vladimir Skënderi, për asryet që i di vetëm ai dhe ish – kolegia e tij, ka pezulluar vendimin e dhënë nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës.

Cilat janë arsyet e vërteta të këtij favori kriminal? E cilës natyre është marrëdhënia e vërtetë midis këtyre kolegëve që arrijnë me paturpësinë më të madhe të konsumojnë vepren penale të shpërdorimit të detyrës në dëm të pasurisë vakëf të muslimanëve shqiptarë? Këto janë pyetje që nuk mund t’i lemë pa përgjigje.

E bëmë këtë denoncim për të informuar opinionin e gjerë publik, por jo vetëm, lidhur me të gjithë këtë padrejtësi të madhe që gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, Vladimir Skënderi, i ka bërë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinisë Durrës, dhe të gjithë myslimaneve shqiptarë, duke siguruar gjithashtu të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë se për të gjithë këtë procedurë korruptive, të kryer nga njerëz të veshur me pushtet gjyqësor, do të vihen në dijeni të gjithë institucionet përgjegjëse dhe do të kërkohet me ngulm marrja e të gjitha masave të nevojshme”, përfundon reagimi denoncues i Myftinisë Durrës. /tesheshi.com/  

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Next Post
Terror në ajër: stuhia shpërbën hundën e avionit

Terror në ajër: stuhia shpërbën hundën e avionit

Serbia dhe Kosova, para një sprove delikate të radhës

Serbia dhe Kosova, para një sprove delikate të radhës

Si nisi dita e parë e Musk në Twitter?

Si nisi dita e parë e Musk në Twitter?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni