Një piano origjinale performon çdo ditë dhe çdo sekondë në brigjet e Adriatikut. Ndodhet në Zadar të Kroacisë dhe nga vendasit njihet ndryshe si “Morske Orgulje”. Është një mrekulli arkitekturore dhe në të njëjtën kohë një instrument natyror i ndërthurur me element si valët e detit dhe era. Kjo kryevepër është projektuar nga arkitekti Nikola Bašić në vitin 2005 dhe përbëhet nga 35 “nota” të cilat luajnë në varësi të “gjendjes shpirtërore” të detit.
/tesheshi.com/