Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muzeu për fashizmin: ideohet si spektakël për turistët sesa për të hedhur dritë mbi historinë

by te Sheshi
28/03/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Muzeu për fashizmin: ideohet si spektakël për turistët sesa për të hedhur dritë mbi historinë

Në Predappio, qytetin e lindjes së Benito Musolinit ku sot ndodhet edhe varri i tij, së shpejti pritet të hapet muzeu për fashizmin. Lajmi që ka dalë prej pak kohësh në shtypin italian, ka shkaktuar debate të ashpra e të paevitueshme. Disa nga komentet janë tërësisht politike. Fakti që qeveria Renzi u deklarua menjëherë në favor të idesë, madje njoftoi edhe dhënien e një mbështetjeje prej 5 milionë eurosh, është kritikuar së tepërmi – madje analisti Carlo Ginzburg e ka parë nismën si vazhdim të projektit politik renzian të “partisë-shtet”.

Debati ka përfshirë, sigurisht, edhe shumë historianë të thirrur për të dhënë mendimin e tyre jashtë politikës. Mbi 50 studiues, kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv, por nuk janë të paktë ata që e kanë kritikuar, sidomos vendin ku mendohet të ngrihet muzeu.

Nostalgjikët e Duçes

Në dokumentin politik, synimi nga është nxitur zgjedhja e vendit prej kryebashkiakut të Predappio-s duket tërësisht ndarës: bëhet fjalë për t’ia hequr atij vendi njollën – shënjuar gjerësisht në kujtesë me kultin e Duçes, me ritualet festive të fashistëve-  e për t’ia kthyer historisë. Pra, më shumë histori e më pak kujtesë – sidomos kur kjo është e përmbytur nga një viktimizim i tepërt dhe i institucionalizuar . qëllimi është t’i besohet rrugëtimi ekspozues një tregimtarie që mban së bashku emocionin dhe njohjen, aspektet muzeale dhe instalacionet audiovizive, nevojat didaktike dhe motivet spektakolare.

Më pak e qartë, është në të vërtetë, hipoteza historike mbi të cilën duhet të ndërtohet e gjitha strategjia narrative e muzeut. Pikërisht për shkak se muzeu dëshirohet të paraqitet si një sintezë e gjuhëve kryesore moderne (nga kinemaja, tej fotografia, televizioni e letërsia). Për të shmangur mundësinë që këto përshtatje të vijnë si një babel i pakuptueshëm është i nevojshëm një ankorim shumë i fortë, si nga pikëpamja konceptuale ashtu edhe historike.

Janë të shumta interpretimet që historianët kanë zhvilluar për fashizmin. Ndër më të njohurat, “fashizmi si parantezë” i Benedetto Croce-së që e sheh regjimin si një lloj pushtimi, që erdhi nga asgjëja dhe shkoi në asgjë, për të lënë Italinë republikane të lirë të bashkohet me republikat liberale, apo “fashizmi si pohim” nga Piero Gobetti që e gjykon diktaturën pjesë integrale të autobiografisë së kombit në një studim ku preken të gjitha të këqijat endemike të sistemit politik e shoqërisë italiane. Cilado që të jetë baza e këtyre interpretimeve –sot të tejkaluara përmes një qasjeje më pak të përqëndruar në aspektet italiane të fashizmit – ajo që ka rëndësi është se secilës prej tyre i korrespondon nevojshëm një rrugëtim i ndryshëm muzeal, një ndarje e ndryshme periudhash, prioritete të tjera mbi të cilat të orientohet rrëfimi që do të propozohet.

Por, në rastin e  muzeut për fashizmin si mënyrë për të mbledhur fonde dhe mbështetje, ideatorët kanë vendosur ta krijojnë në një stil modern e argëtues për të marrë edhe miratimin e kuriozitetin e turistëve.  Predappio është kështu edhe sot. Flukset turistike janë gjithnjë të pranishëm: vizitorët që përshkojnë rrugët e pijetoret e qytezës, grumbullohen në vendet që lidhen me Duçen. Një muze për fashizmin, ideuar në një skenografi të tillë, rrezikon të shndërrohet në argëtimin e radhës, një muze historik postmodern që eklipson arsyetimin historik në kurriz të konsumizmit “përdor e hidh”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Kasijas lajmëron tërheqjen e afërt

Kasijas lajmëron tërheqjen e afërt

Gjithë të mirat që përfiton trupi nga uji i ngrohtë me limon

Gjithë të mirat që përfiton trupi nga uji i ngrohtë me limon

Ulet në Qipro avioni i rrëmbyer i kompanisë ajrore Egyptair

Ulet në Qipro avioni i rrëmbyer i kompanisë ajrore Egyptair

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni