Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muzeu i San Franciskos ekspozon modën bashkëkohore të grave muslimane

by te Sheshi
24/09/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Muzeu i San Franciskos ekspozon modën bashkëkohore të grave muslimane

Mbulesa e kokës është një ndër elementët më të dukshëm të veshjes së grave muslimane, që në të shumtën e herëve portretizohet si një element pa shije dhe kufizues në sytë e perëndimorëve.

Por një ekspozitë e re, e hapur së fundmi në San Francisko ka dëshmuar se mbulesa e kokës që përdoret nga disa gra muslimane, mund të jetë e formave dhe e ngjyrave të ndryshme.

Ajo mund të përfshijë që nga turbanet me ngjyrë të verdhë, e deri te shallet prej mëndafshi të zi e prej dantelle të Dolce & Gabbana-s. Ekspozita me titull “Moda bashkëkohore muslimane” u hap të shtunën në Muzeun de Young dhe përmban rreth 80 lloje veshjesh të stiluara nga 60 stilistë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme e Azinë e Juglindore. Veshjet janë elegante e plot ngjyra dhe u përkasin kategorive të klasikes e të sportives.

Organizatorët e kësaj ekspozite, që është edhe e para e këtij lloji në këtë muze, shpresojnë që nëpërmjet saj të mundësohet një perceptim më i qartë për gratë muslimane.

“Në një kohë kur gratë muslimane po shënjeshtrohen gjithnjë e më shumë, për shkak se po e përdorin modën për të mbrojtur mëvetësinë dhe identitetin e tyre, ne shpresojmë që një ekspozitë e tillë të krijojë një imazh pozitiv të një komuniteti, për të cilin flitet shpesh, por që rrallë i jepet mundësia për të folur e për ta prezantuar veten” – shprehet Gisue Hariri, njëra prej dy motrave iraniane të studios arkitekturore, e cila u mor me kompozimin e galerive të ekspozitës.

Hapja e ekspozitës me veshje islame u bë në një kohë, kur në vendet perëndimore kjo veshje është objekt i debateve të shumta. Kohët e fundit, Danimarka e ka ndaluar perçen në vendet publike, me pretendimin se ky hap i ndërmarrë është i një rëndësie të madhe për sigurinë publike, si dhe për ruajtjen e vlerave daneze.

Edhe Austria, Belgjika dhe Franca kanë vënë në zbatim të njëjtën ndalesë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump ka lëshuar një urdhër, nëpërmjet të cilit u ndalohet udhëtimi për në këtë vend, shtetasve të disa vendeve me shumicë muslimane. Mirëpo Jill D’ Alessandro, kuratorja e artit tekstil më Muzeun e Arteve të Bukura të San Franciskos – që përfshin edhe muzeun de Young – thotë se ideja e kësaj ekspozite i ka fillesat përpara zgjedhjes së presidentit Trump. Ajo thotë se ky projekt u nis qysh në vitin 2016, periudhë në të cilën nisën zhurmat për ndalimin e burkinit në Francë. Në të njëjtën kohë, ajo shprehet se kishte parë edhe shumë të reja muslimane, të cilat dëshironin ta shprehnin përkushtimin e tyre fetar nëpërmjet veshjeve modeste. “Ishte pikërisht kjo lloj dihotomie që na interesonte!”, thotë ajo. “Ky ishte thelbi. Sikur duam të themi: “Pa shikoni! A s’është qesharake? Ato janë të veshura kaq bukur, e sërish njerëzit diskutojnë se çfarë mund të veshin e çfarë jo”.

Moda e veshjeve modeste është shndërruar së fundmi në një industri që gjeneron një shumë prej 44 miliardë dollarësh. Ajo po tërheq shumë shtëpi mode perëndimore, të cilat u ofrojnë produktet e tyre konsumatorëve muslimanë. Në sondazhin e bërë nga Instituti për Politikë dhe Mirëkuptim Social, një organizatë kjo, që merret me çështjet e muslimanëve amerikanë, rezultoi se pjesa më e madhe e grave e mbajnë mbulesën islame për arsye fetare. Vetëm 1% e tyre pohuan se kjo veshje u diktohej nga familja.

Drejtoresha e këtij instituti, Dalia Mogahed është e kënaqur për iniciativën e muzeut de Young. Mogahed, e cila nuk ka lidhje me organizimin e kësaj ekspozite, shprehet e zhgënjyer ndaj vendeve që i detyrojnë gratë muslimane të vishen në një formë të caktuar, po ashtu edhe ndaj atyre që nuk i lejojnë ato të vishen siç duan.

“Perceptimi që kanë njerëzit për muslimanët e Amerikës, apo për muslimanët në përgjithësi, merr kryesisht formë prej titujve të bujshëm, të cilët injorojnë dhe lënë në hije shumicën”, thotë ajo.

Stilistët që marrin pjesë me veshjet e tyre në këtë ekspozitë janë nga Arabia Saudite, Turqia, Malajzia, Singapori, Irani si dhe nga vende të tjera. Duke folur rreth ekspozitës, Saba Ali, stilistja nga San Francisko, thotë: “Mendoj se organizimi i kësaj ekspozite është shumë i rëndësishëm, sidomos në kohën që jetojmë, kur shumë njerëz nuk i njohin muslimanët. Arti është një mjet i mrekullueshëm shprehjeje, nëpërmjet të cilit mund të njihet më mirë një kulturë apo një popull i caktuar.”

Përgatiti: Klodiana Smajlaj – /tesheshi.com/  

Related Posts

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Nga Robert KAGAN*: “Amerika e Para” ka fituar

Nga Robert KAGAN*: “Amerika e Para” ka fituar

Ministri Xhafaj: kur datojnë Bajrajt si bandë dhe si i fuqizoi droga e Dukagjinit

Ministri Xhafaj: kur datojnë Bajrajt si bandë dhe si i fuqizoi droga e Dukagjinit

Luka Modriç, dhe më i miri në botë! “Mund” Ronaldon bashkë me Salah

Luka Modriç, dhe më i miri në botë! “Mund” Ronaldon bashkë me Salah

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni