Një muze i ri dhe mjaft tërheqës është hapur së fundi në Beograd. Është muzeu i iluzionit, ku vizitorët mund të ballafaqohen me botën magjepëse të iluzioneve optike duke testuar intelektin dhe shqisat e tyre.
Muzeu është pjesë e rrjetit të një markë ndërkombëtare, e cila tashmë ekziston në disa kryeqytete të rajonit e botës, e që pritet të hapet dhe në disa të tjera. I Beogradit është i gjashti i këtij lloji karakter edukativ dhe argëtues.
Janë dy kate me 70 hapësira, ku më e populluara është ajo e pasqyrave ku mund ta shohësh veten në kënde të panumërta. Disa foto e tregojnë më së miri se për ç’magjepsje bëhet fjalë…